SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Arrestohet Safet Bajri

Një megaoperacion është zhvilluar orët e para të mëngjesit në disa qyete, ku janë arrestuar disa persona të akuzuar për grup të strukturuar kriminal.

Vijojnë të dalin detaje nga ky operacion, ku mësohet sipas “Ora news”, se mes të arrestuarve është edhe Ilir dhe Safet Bajri alias (Rustemi).

Policia ka shkuar për kontroll në shtëpin e Safet Bajrit ku është gjetur me armë në dorë, që e ka hedhur sapo ka parë policinë.



Kujtojmë që Safet Bajri u lirua më 3 mars të këtij viti, ndërsa tashmë është rikthyer në qeli. “I forti” i Shkodrës ka qenë dënuar në Bruksel me 9 vite burg për trafik droge dhe prostitucion. Në mungesë të ekstradimit, atij ju njoh dënimi në Belgjikë dhe vuajtja e 3 viteve atje, kurse në Shqipëri duhet të përfundonte dhe pjesën tjetër.

Safet Bajri u arrestua në Tiranë në shtator 2018, me kërkesë të autoriteteve belge. Në Belgjikë ai ishte është dënuar dy herë, fillimisht, në vitin 2015 me 9 vjet burg, dhe pastaj në vitin 2017 me 13 vjet burg.

Safet Bajri u arrestua pas një operacioni policor në Shkodër, bashkë me të vëllanë Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali. Operacioni ndërkombëtar ‘’Oaz’’ arrestoi brenda një viti 11 anëtarë të grupit ‘’Bajri’’, të cilët akuzoheshin për një sërë veprash të rënda penale, si: kanosje, gjobvënie të paligjshme, vrasje, trafik droge, pastrim parash, etj.

Grupi ‘’Bajri’’ njihet si njëri prej strukturave më të rrezikshme kriminale në Shkodër dhe jashtë saj. Konfliktet me grupin tjetër ‘’Lici’’ kanë prodhuar një numër të madh viktimash.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?