Sport

Kosova mposhtet nga Bjellorusia, pësoi dy gola për dy minuta

Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll ka humbur ndeshjen ndaj Bjellorusisë me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë e ndeshjes së vlefshme për kualifikueset e Europianit, u mbyll me rezultatin 0-0.

Ndërsa në pjesën e dytë, për shkak të një paraqitjeje të dobët dhe gabimeve në mbrojtje, bjellorusët kanë arritur të shënojnë dy herë brenda dy minutave lojë.

Një penallti e ekzekutuar nga Muriqi në minutën e 85-të e ka çuar rezultatin në 2-1, por nuk ka mjaftuar për verdh-e-blutë që vijnë nga një barazim me Bjellorusinë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?