SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

Rama sulmon kandidatët e opozitës: Përfaqësojnë faqen e zezë

Kryeministri Edi RamaKryeministri Edi Rama ka  zhvilluarv sot  një takim elektoral me qytetarët në Kuçovë, ku iu kërkoi që në 14 maj të votojnë kandidatin për Bashkinë e tyre, Kreshnik Hajdari.

Në fjalën e tij, Rama sulmoi kandidatët e koaliucionit “Bashkë Fitojmë” duke thënë se ata përfaqësojnë faqen e zezë.  Sipas tij, kandidatët kundërshtarë, duan të fitojnë Bashkitë me qëllimin e vetëm për t’i mbajtur peng.

Rama: Janë kandidatët e një gërdallë 30-vjecare. Po e hapa gojën do të duhet të mbyllni hundën. Mjafton që këta kandidatë që kanë ardhur këtu, të përfaqësojnë faqen e zezë. Nëse sot kemi një vend që mikëpret tërë europën që vjen këtu për të bërë për herë të parë në historinë e vet, kjo ndodh sepse i kemi bërë vend vetes, sepse na respektojnë, besojnë dhe mbështesin.

Kjo jo sepse jemi bërë vend ma i fuqishëm ekonomikisht, por sepse duan të na ngrenë më lart. Pa ta ne nuk ngrihemi lart. Falë marrdhënieve me ta do të ketë më shumë punë, turizëm, por nesë marrëdhëniet me ta lëndohen, gjërat bëhen më të vështira. Me kandidatët e tyre nuk ka të ardhme. Doni të sillni faqen e zezë këtu. Jo vetëm në Amerikë dhe Britani, asnjë derë nuk u hapet në Europë atyre, çfarë donatorësh do të vijnë këtu? Cilën Bashki ata e morën dhe e çuan një hap përpara?

Ja ku është Shkodra, asnjë ditë nuk e kemi drejtuar ne. Në të djathën e tyre iu ka vajtur jeta mëngjër shkodranëve dhe Shkodra është sot Bashkia më e prapambetur e Shqipërisë. Shikoni Tropojën, në 4 vite kemi më shumë se ç’kanë bërë ata në 22 vite. Ne dallojmë shumë prej tyre, atyre jepini një gurë në dorë përdoreni për të carë kokën, ne me një gur bëjmë, dy, bëjmë tre dhe pastaj bëjmë mur

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?