SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Rama: “Të goditen zyrtarët e korruptuar, e të zbulohet misteri për Ervis Martinaj”

Kryeministri Edi Rama mbajti një takim ditën e djeshme me drejtorët e strukturave të policisë në qarqe.

Janë zbardhur edhe porositë që kreu i qeverisë i ka lënë drejtuesve të Policisë së Shtetit. Ai ka kërkuar që të goditen zyrtarë dhe punonjës shtetëror që janë përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion e shpërdorim të detyrës.

Po ashtu kryeministri ka kërkuar zbardhejn e ngjarjeve kriminale, përfshirë dhe zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

4 kërkesat e Ranës për policinë:

  1. Goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetërorë të përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion e shpërdorim të detyrës.
  2. Grupe hetimore dhe zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjeve kriminale. Përfshirë këtu edhe misterin e Ervis Martinajt.
  3. Situata parazgjedhore. Angazhimi i policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Asnjë punonjës policie të mos përfshihet në fushata politike.
  4. Sezoni turistik dhe vëmendje maksimale në plazhe
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?