SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Presidenti i ri në ‘dorën’ e Metës?

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ligji për Forcat e Armatosura parashikon që ushtarakët të japin dorëheqje përpara se të emërohen dhe të zgjidhen.

Për këtë Balla tha se beson se nuk do të krijohet ndonjë ngërç, nga Presidenti aktual Ilir Meta.

“Ligji për Forcat e Armatosura parashikon që ushtarakët duhet të japin dorëheqje përpara se të emërohen dhe të zgjidhen. Besoj që kjo procedurë do të përfshijë orët në vijim, edhe presidentin aktual të republikës dhe besoj së nuk do të jetë një betejë e radhës me presidentin aktual. Megjithatë kemi menduar me kryetaren e Komisioni të Çështjes Ligjore mënyrën e zgjidhjes së këtij nëse larg qoftë na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin e Republikës”, tha ai

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?