SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Artan Hoxha: Nuredin Dumani ka përmendur edhe 3-4 deputetë!

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, bën një tjetër deklaratë të fortë, teksa flet për dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Në studion e Abcnews, gazetari Hoxha shprehet se i penduari Dumani ka përmendur në dëshminë e dhënë para hetuesve edhe 3-4 deputetë.

“Edhe në rastin e parë kur u dha lajmi se Dumani po bashkëpunon me drejtësinë SPAK ka thënë që nuk është e vërtetë. Në rastin konkret unë e kam thënë që Dumani dhe Hoxhaj dhe persona të tjerë kanë dhënë shumë deklarime.

Kanë dhënë deklarime të cilat janë në kuadër të procedimet, ku sigurisht janë bashkuar 18 hetime të mëparshne. Por ka thënë edhe të tjera që janë regjistrua dhe s’janë pjesë e këtij procedimi. Unë iu referova si shembull, sepse janë përmendur edhe 3-4 deputetë të tjerë. E kam dhënë atë shembull se pse deri tani ky hetim ka pasur probleme. Nuk duhet të kishte rrjedhur info. Dhe është bërë qëllimisht.

 

 

 

Kur u bë operacioni nuk i arrestuam dot ata që duheshin. Ata kanë dhënë deklarata dhe duhet të bëhen hetime. Gjëja që kam thënë se midis të tjerash ai ka folur edhe për persona politikë. Ka folur edhe Berisha. Unë dje shtova që ka folur për bandat e qeverive. Unë nuk e besoj këtë gjë por ai e ka thënë. Është e regjistruar. SPAK duhet t’i verifikojë. Ai është i besueshëm për ngjarje që ka qenë vetë, jo ato që i ka me të dëgjuar.

Dhe pse e thashë për ti tërhequr vëmendjen organit të hetimit që duhet t’i verifikojë mirë këto dhe pastaj t’ja japë publikut. Nëse unë i nxjerr ato që ka thënë, cili nga ata do të mbajë përgjegjësi se nga ka rrjedhur.

Çdo deklarim nga ky grup personash, që kanë vrarë njerëz të pafajshëm duhet të verifikohen një nga një. Dhe nuk duhet të rrëmbehemi. Sot janë vënë në lëvizje, po të kisha nxjerrë edhe tre deputetë të tjerë? Po nxora dëshminë unë çfarë do thonë? Shiko si veprojnë kur përmendet një emër politikani, por kur del një qytetar. S’mund të marrim të mirëqenë çdo gjë që ai e bën qëllimisht. Në rastin konkret unë mendoj se ai e bën edhe për të përfituar politikisht.

Problemi është se çfarë do bëjnë? Të kenë kujdes dhe të mos përdoret kjo për situatën politike në vend. Kjo ngjarje është e pazbuluar. Reagohet vetëm për t’u mbrojtur imazhi, por duhet ta mbrojnë me hetim”, u shpreh gazetari.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?