SPRINT NEWS ALBANIA

Shkrime

“Kam qejf edhe me vdek ta bëj një foto me ty”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme nga Foltorja e mbajtur në qytetin e Kukësit edhe për shkarkimin e e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, vendim i marrë nga kryetari i PD Lulzim Basha.

Ai u shpreh se Basha me këtë veprim ka treguar frikën e madhe që i ka hyrë.

“Ka ndodhur një gjë e tmerrshme me ish-kryetarin. I ka hyrë një frikë e madhe nga ju. E ka kap një frikë e tmerrshme nga ju. Nuk ju takon, merr vendime nga zyra. Të gjitha nga frika. Së fundmi tha e përjashtova edhe Flamur Nokën nga kjo detyrë. Por dy gjëra do u them: që në mënyrë absolute, as unë dhe askërkush nga ju nuk i ka faj për frikën që i ka hyrë. E ka vetë. Ato i ka vetë.

Vetë është peng, i pashpresë ç’është e vërteta. Tani imagjinojeni: a mund të jetë zot shtëpie ai që ka frikë nga gratë e burrat e shtëpisë? Ai duhet të ikë sa më parë,” tha Berisha.

Në një moment, kur fjalën e morën mbështetësit e Berishës, njëri prej tyre i shprehur hapur dëshirën ish-kryeministrit për të bërë një foto me të, teksa edhe BVerisha ia plotësoi dëshirën.

“Unë vetëm te trau i Kukëist protestues, kur kam zënë emrin tënd, më arrestoi në 3 të natës i biri i Kristaq Ramës. Jam njeri që s’jam përkarhur kurrë me ndihmë ekonomike, jetoj me vëllezër. 14 anëtarë të familjes time janë pro Berishës. Kam qejf edhe me vdek ta bëj një foto me ty”, u shpreh kuksiani përpara se të shkonte të bënte foto me ish-kryeministrin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?