Nga Robert Papa
Javën tjetër, janë të gjitha gjasat, që republikanët do trondisin Shtëpinë e Bardhë me lajmin e keq për presidentin Biden. Komitetet e Kongresit ( Dhomës së Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikaët) do nisin “hetimin për shkarkim”
(impeachment inquiry.)
A di kush se çfarë është?
Mbledhje, grumbullim i akuzave dhe i informacionit që anëtarët e Kongresit mund të përtypin. Do ketë një votim nga një Komitet ose i gjithë Kongresi( Dhoma e Përfaqësuesve) duhet të aprovojë “artikuj e shkarkimit” kundër Presidentit.
Nëse kjo kalon, faktet i dërgohen Senatit ,që të mbajë një gjyq. Duhet të votojnë ⅔ e senatirëvë që presidenti të dënohet. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në SHBA.
Fakt.
Shkarkimi është një mjet politik, por që shumica e amerikanëve e injorojnë. Dy shkarkimet ndaj Trumpit, aq absurde sa sihin, në fakt shkatërruan këtë mekanizëm të Kongresit.
Me evidencat e sotme, Biden nuk do dënohet në Senat.
iç thekson, ikona konservatore Bill O’Reilly:” Duhen fakte direkte vjedhje monetare që ta heqin nga Shtëpia e Bardhe, por edhe nëse ka evidenca , demokratët do ta kundërshtojnë ndëshkimin.”
Ai thotë se: “A do i bëjnë republikanët Bidenit, atë që demokratët bënë me Trumpin?”
O’Reilly mendon se:Po!
Vera përfundoi . Vjeshta vjen me shkundje me të “përgjumurin” Joe
Total 0 Votes
0
0