AktualitetTe tjera

Sherr me grushta dhe shkelma mes militantëve të PS dhe LSI. Goditet dhe daja i ministres së Ramës. Video

Plas ne Kuçove. Dje mbasdite, daja i kandidates socialiste për deputete në qarkun e Beratit, Ermonela Felaj, është goditur mëngjesin e sotëm në Kuçovë.

Një video e sherrit është publikuar në media ku shihet një person që goditet me shqem dhe shtrihet në tokë. Aty mblidhen njerëz që tentojnë të ndajë personat e përfshirë në sherr, ndërsa vërehet edhe mbërritja e një makine policie. Nga raportimet në media, flitet për një sherr mes militantëve të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndërkaq, burime nga policia lokale thanë se personi i dhunuar është daja i ministres dhe kandidates për deputete në qarkun e Beratit, Ermonela Felaj.

Policia ka nisur hetimet për dy vëllezër (nën 18 vjeç), të cilët po procedohen në gjendje të lirë, nën akuzën se kanë dhunuar dajën e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Dosja hetimore i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës.

Ermonela Valikaj Felaj renditet e dyta në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, në qarkun e Beratit.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?