Aktualitet

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Arjola Byzyka.

Vendimi për shkarkimin e saj është marrë pas denoncimit në emisionin “Stop” në TV Klan për gjimnazin jopublik “Skënderbej” që jepte diploma edhe pse ishte mbyllur në vitin 2016.

Ndërkaq, në një prononcim për “Stop”, vetë drejtoresha tha se ky gjimnaz është i mbyllur prej dy vitesh me urdhër të Ministrisë së Arsimit, por pronari kishte një licencë aktive për një shkollë profesionale dhe ka mashtruar qytetarët.

Pavarësisht se ishte e mbyllur prej dy vitesh, shkolla “Skënderbej” në Tiranë jepte diploma me vula të DAR e Ministrisë së Arsimit. Pikërisht për këtë abuzim, u shkarkua nga detyra drejtoresha e DAR Tiranë, Arjola Byzyka.

Ndërkaq, mësohet se vendin e saj do e zërë si drejtor i komanduar Redian Dengeri, specialist IT pranë Drejtorisë së Arsimit të Tiranës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?