AnalizeShkrime

Nga Fatbardh Kadilli/ Të merresh vesh me kundërshtarin për rregullat e garës nuk do të thotë se ke lënë ndeshjen.

Mjaftoj një debat i drejtpërdrejtë mes Kryeministrit dhe Kryetarit të opozitës që edhe më skeptiket ta shikojnë nga një kënd tjetër opozitën. Fjala e Bashës dhe replikat me Ramën, në seancën e fundit në Kuvend, më shumë se të nevojshme për ata vetë, ishin të nevojshme për ata që i ndiqnin. Vecanërisht e rëndësishme është për opozitën tek e cila, kjo përballje ndezi shkëndijën e parë të optimizmit. Më në fund, shumë paqartësi në opinionin publik papritur e humbën peshën e tyre dhe gjykimi përftoj dimensionin e munguar nga veprimi politik i qartë.
Një fjalim dhe një replikë celën udhën e përkufizimit të opozitës nëpërmjet vetpërcaktimit dhe qartësisë e forcës së qëndrimit. Edhe pse pa një kauz të re e të dallueshme, aksioni opozitës përftoi peshë. Që nga zgjedhjet e në vijim u krijua një pështjellim në gjykim dhe vlerësim për sjelljen e aktorëve kryesor politik sa u duk sikur u humbën kufijtë e u vagëllua profili që na dallon qartë njerin nga tjetri, pushtetin nga opozita. Nuk qe marrëveshja politike e 18 majit shkak për këtë paqartësi.
Të pamësuar me marrëveshje politike edhe vet aktorët politik, e jo më ndjekësit e tyre, e patën të vështirë ta kuptojnë atë si pjesë dhe jo si e tërë.
Të merresh vesh me kundërshtarin për rregullat e garës nuk do të thotë se ke lënë ndeshjen. Për krahasim, marrja vesh për rregullin e ofsaidit nuk do të thotë se nuk ka më futboll. Ishte mënyra si u percoll në publik marrëveshja bashkë me mënyrën se si e interpretoi aksionin e vet politik opozita në periudhën pas marrëveshjes që e shkaktuan këtë pështjellimi. Pasoje e menjëhershme e përhumbjes gati denatyruese të misionit dhe rolit konkret të opozitës ishte rezultati i zgjedhjeve që kaperceu cdo parashikim. Por, rrënia duket se nuk u ndal.
E padukshme dhe pse e pamatur në një mënyrë të besushme, rrënia dhe tkurja e opozitës ndihej në qendrimin e përgjithshëm të qytetarëve ndaj opozitës. Ngecja në spiralen rrënëse ndihej edhe nga vet opozitarët. Incidenti i votimit për Kryetarin e Parlamentit e shtoi edhe më tepër ndjesinë rrënëse. Debati i zgjatur mes protagonisteve politik të opozitës po e shndronte grindjen e brendshme në një fabul fatale të ekzistencës së opozitës. Kwtu hyn edhe debati i ndershwm dhe racional me dilemat për kohën e bërjes së analizës, si dhe për zgjedhjet dhe për cështje të organizimit të partisë.
E përthithur brenda kësaj fabule, opozita rrezikoi që të përkufizohej me konfliktet e saj të brendshme, me krizën e besimit brenda saj. Por, cdo debat për punët e brendshme të PD-së nuk mund të vlejë më shume se detyrimi i PD-së për të bërë opozitë. Misioni ynë nuk është të krijojmë një organizatë politike perfekte, me rregulla e statut që respektohet plotësisht dhe që i bën të lumtur anëtarët e vet me këto. Qëllimi ynë është të bëjmë politikë, të bëjmë opozitë. Këtë presin qytetarët. Analizat vlejnë për të pasur një organizatë sa më efektive, pikërisht për qëllimin e madh për të bërë opozitë.
Rregullimet e brendshme vlejnë për të motivuar më shumë antarësinë e partisë, por kjo është shumë më pak se të bërit opozitë. Ne ekzistojmë jo për të pasur një organizatë, por për të patur një opozitë në këtë vend. Ne ekzitojmë se duam të marrim përgjegjësitë e opozitës. Njerëzit nuk do na ndjekim se respektojmë rregullat e statutin. Njerëzit do na ndjekin vetëm nëse i bindin se kemi aksion politik. Njerëzit do na ndjekin vetëm nëse i bindin se jemi të vendosur.
Ndaj, pavarësisht temës dhe vlerësimeve për cilësinë e interpretimit, debati i seancës së fundit, vecanërisht fjala dhe qëndrimi i Bashës dhanë shkëndijën e parë të optimizmit opozitar. Sot duhet më shumë se kurrë që të forcohet aksioni opozitar në parlament. Argumenti i opozitës, kauzat e opozitës, interesi publik, bindjet dhe vizioni i opozitës shpalosen dhe mbrohen në parlament. Atje është skena e politikës. Atje përplasen jo ligjërimet dhe jo ligjëruesit, por idetë, qëndrimet që ndajnë pushtetin nga alternativa tjetër, ajo e opozitës.
Kjo është alternativa që trysnon mbi qeverinë, mbi vendimet dhe sjelljet e saj. Kjo është alternativa që u jep shpresën shqiptarëve që ka më shumë se një rrugë dhe se rrugën nuk e përcakton “timonieri” por pasagjerët. Kjo betejë nuk bëhet vetëm nga deputetët. Kjo betejë bëhet nga të gjithë. Kërkon energjinë dhe kontributin e gjithkujt brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, brenda dhe jashtë PD-së.
Fjala e Bashës dhe përballja e tij e parë e fortë me Ramën e ndihmoi profilizimin dhe vetpërkufizimin e opozitës. Ky është vetëm gongu i parë i ndeshjes. Cdo seancë e Kuvendit duhet të përcojë fort tingullin e këtij gongu. Demokratët dhe cdo qytetar që vetpërcaktohet si opozitar ringrihet vetëm kur dëgjon gongun e ndeshjes.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?