Aktualitet

Gjykata e Krimeve të Rënda liron Klemend Dalipi, njërin prej të dënuarve të Xibrakës

Klemend Dalipi në fund të vitit 2017 ishte dënuar me 7 vite e 3 muaj, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit. Dalipi fillimisht ishte dënuar me 11 vite burg, por Apeli i uli dënimin.

Burimet kanë bërë të ditur se lirimi i Dalipit është bërë për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.

Ai ishte arrestuar bashkë me 8 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vëllai i tij, Arjan Dalipi.

Këta persona prangosën arrestuan në një operacion antidrogë të nisur nga Gjermania, pasi kishin ngritur një laborator kokaine në ‘Xibrakë’ të Elbasanit.

Bashkë me këta në pranga është vendosur edhe Ermal Hoxha, i cili është nipi i diktatorit Enver Hoxha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?