Analize

Nga Armand Maho: Ikja me bisht ndër shalë e Ramës dhe një loje e pisët e Blushit!

Qe dy dite pas protestes se 18 shkurtit shkruajta se strategjia e Bashes per ta futur Ramen ne hulline e coroditjes elektorale ishte brilante. Priti me durim 3 vjet e gjysem, nderkohe qe po rritej shqetesimi se vendi po shkonte drejt autoritarizmit. Basha ndejti ne heshtje, duke duruar dhe presionin e brendshem te partise se tij per protesta dhe hedhje ne aksion. Ai diti te prese dhe ja ku jemi! Qe Rama te futet vetem ne zgjedhje do ishte vetevrasje. Ai kishte menduar shkaterrimin e opozites ne nje gare te pandershme. E di fort mire se bilancin e punes e ka bloze. Premtime te pambajtura punesimi, pensione te parritura, mungese investimesh, procese integrimi te ngecura, vrasje shprese e te gjitha me radhe. Cdo qeveri ne bote do dridhej kur ti vinte koha e zgjedhjeve, por Rama jo. Ai e kishte asin nen menge. Nje vit me pare mbushi vendin me droge, dhe thirri malaviten nen arme. Kavaja psh eshte shembulli me i mire, ku Roshi pasi la Bashkine mori partine. Por jo vetem atje. E njejta situate eshte dhe ne Lezhe, e njejta situate dhe ne Durres, e njejta situate ne Tepelene e kudo. Raportet e Europol, departamentit te shtetit, dhe te gjitha sherbimeve fqinje por dhe me tej evidentojne si problem drogen duke na vene ne listen e vendeve eksportuese te saj si fjala vjen kolumbia apo afganistani. Eskobari kur kandidoi per deputet ne vitin 1981 nuk e diskutonte fitoren. Imagjinoni nje skuader eskobaresh, apo qe mbeshteten nga ata ne zgjedhjet e 18 qershorit, qe ne pararoje kane dhe mbeshtetjen apo bekimin e qeverise! Kush do ishte ajo opozite qe do i hynte nje vetrasjeje te tille? Por Rama e di se qeveria teknike nuk do sillte vetem heqjen e suportit dhe ndalimin e implementimjt te parase se droges ne zgjedhje, gje e cila ja nxjerr jashte loje skemen. Nje largim me bisht nder shale tani i Edi Rames do shoqerohej me nje shkrehje te elektoratit qe e mbeshtet, i cili rendom nuk e perkrah per ate qe ben apo per vizionin e shtetarit qe nuk e ka, por per arrogancen. Ne ndihme dje i erdhi dhe Blushi qe kerkoi nga Meta mocion mosbesimi per qeverine nderkohe qe Meta eshte ende ne qeveri. Nje loje e piset e Blushit, si tentative per ta mbajtur ne qeveri me vota te blera, ose dhe ne rast rrezimi te shmange ikjen me bisht nder shale dhe te jape spektaklin e ikjes se nje heroi nga ” tradhetari” Meta! Blushi e njeh mire elektoratin e majte i cili nga inati ” ha kumbulla te tharta”!
Nje qeveri teknike, do i hiqte liderit global auereolen e pushtetit. Do ja zhvleftesonte batutat bajate pasi nuk do kish me hallexhinj qe qeshin me pahir teksa u jep tapi si te jete nepunes hipoteke. Do ulte ndikimin tek mediat e kapura prej tij, dhe do fuste ne panik bashkepunetoret e tij. Me nje qeveri teknike Meta, do kishte terren me shume tek elektorati i coroditur socialist ndersa elektorati i djathte do kishte maksimizim votash. Goditja liderit global i erdhi atehere kur se priste, dhe pavaresisht deklarateve e sheh se ska shume zgjidhje. Kasnecet e tij dje ne nje perpjekje te deshperuar kthyen syte nga Jozefina Topalli, e cila pavaresisht llastimeve te saj, ska me fuqi te beje asgje pervec se ti bindet vendimeve te forumeve. Nje tjeter levizje e deshperuar qe se con kurrkund kryeministrin. Lideri global megjithese i orientuar nga slloganet ruse apo turke se ” opozitat sjane aq te nevojshme”, serish e di se futja ne zgjedhje vetem eshte nje aventure e rrezikshme, me fund te sigurt humneren politike dhe jo vetem. Rama tashme eshte nen panik. Idrizi i lau duart, Meta po e po duke e lene Ramen vetem ne batakun e tij! Si do e zgjidhe? Bojaxhiu dhe Blushi jane peshe e teper e lehte per te qene opozite! Personalisht do lutesha qe marrezise per te hyre vetem ne zgjedhje ti shkonte deri ne fund!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?