Aktualitet

Kokëdhima kërcënon Ramën: Nëse nuk do të përfshijë njerëzit e tij në listat për deputetë, ai do të ndahet nga PS duke marrë me vete një pjesë të partisë.

Një nga zërat më të fortë të bashkimit të së majtës sot paralajmëron përçarjen e PS –së. Koço Kokëdhima kësaj radhe vjen  më kërcënues se kurrë dhe sipas tij “fatura” është e Ramës.  Në mesazhin e tij Kokëdhima ka qenë i qartë ndërkohë që shprehet se nëse nuk do të përfshijë njerëzit e tij në listat për deputetë, ai do të ndahet nga PS duke marrë me vete një pjesë të partisë.

“Unë vazhdoj të besoj se ne do t’i propozojmë një listë të zgjedhur me primaret brenda anëtarësisë së “Zgjidhjes”, lidershipit të Partisë Socialiste që ta përfshijë në listat e Partisë Socialiste dhe nuk kam asnjë arsye që të mos e besoj këtë gjë. Në qoftë se kjo nuk pranohet, do të mbledhim forumet tona dhe do të marrim vendimet e duhura”, deklaron ai.

Koço Kokëdhima ka adresuar vazhdimisht kritika të forta ndaj lidershipit të PS, që prej kohës kur Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit. Por kjo është hera e parë që ai e kërcënon Ramën hapur se nëse nuk do të përfshijë njerëzit e tij në listat për deputetë, ai do të ndahet nga PS duke marrë me vete një pjesë të partisë.

Sipas drejtuesit të lëvizjes “Zgjidhja” programi i tij nuk është thjesht një program ideologjik për të majtën, por një program për të shëndoshur dhe reformuar institucionet e shtetit.

“Shteti është në duart e tutkunëve dhe të korruptuarve. Sa do të vazhdojë kjo histori kështu?, thotë ai.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?