Saimir Kodra: I marr telefonin Adës dhe i bie numrit tim, për të marrë numrin e saj.

Showbiz

Saimir Kodra, është një nga personazhet më të njohur në Shqipëri, i komentuar jo vetëm për përvojën në “Fiks Fare”, e tashmë në “Stop” me Gentian Zenelajn, por edhe për përpjekjet për t’u bërë pjesë e politikës. Edhe pse e shohim në ekran çdo natë, prej gati dy dekadash, Saimir Kodra ka folur rrallë për jetën e tij private, e ndaj pakkush e di që moderatori i “Stop” ka një bashkëshorte dhe një djalë 8 vjeç që quhet Aleksandër.

Por kush është femra pas personazhit me një sarkazëm brilante? Ajo quhet Ada Kasneci dhe në kohën që është njohur me Saimirin ka qenë gazetare në “Top Channel”. Në lidhje me romancën e tyre ka folur së fundi Saimiri, i cili ka treguar për “IN TV” se: “Unë me Adën jam takuar në ‘Top Channel’, kur ajo ishte e angazhuar në emisionin ‘Fiks Fare’. Por qëndroi shumë pak në atë pozicion pune që kishte. E kisha parë edhe më parë, sepse bashkëshortja ime ka qenë pjesë e spektakleve që organizoheshin në atë kohë.

Ishim në ambientet e ‘Top Channel’ dhe unë në një moment i marr telefonin Adës dhe i bie numrit tim, për të marrë numrin e saj. Dhe pastaj filluam me ngacmime, me mesazhe, dhe kështu nisi gjithçka, por këtë nuk e kam treguar asnjëherë!”

 

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments