Saimir Kumbaro: Ministria e Kulturës nuk më lë të xhiroj ikonat e Gjergji Thimios

Aktualitet

Saimir Kumbaro Kumbaro, thotë se Ministria e Kulturës ka refuzuar kërkesën e producentit të tij për të xhiruar ikonat e sekuestruara të Gjergji Thimios. Ai thotë se ky refuzim e bën të dyshojë se kanë “avulluar”. Kumbaro tregon se shkak për kerkesën e tij është bërë një dokumentar që po xhiron. Bashkangjitur ai jep edhe shkresën përmes së cilës  Ministria i refuzon kërkesën.

Ja se çfarë shkruan ai në statusin e tij:

Prej gati 1 muaji kam filluar xhirimet e dokumentarit historik, “Nje ciceron per historine” mes te tjerash kam edhe nje personazh per te cilin 15 vjet me pare kam realizuar nje dokumentar mbi aktivitetin e tij te koleksioneve te ikonave. E takova Gjergj Thimon, koleksionistin e burgosur mbas daljes nga burgu. Ja kishin marre te gjithe koleksionin! Nuk po them ja kishin vjedhur per te ruajtur etiken. Meqe e dija pak a shume se kush ishin ikonat e tij ju drejtova me shkrese nepermjet producentit te me lejonin ti filmoja ne fondin e muzeut kombetar ku gjenden aktualisht.

Me kane thene se nje pjese e ikonave te Gjergj Thimos kane “avulluar”. Pergjigja nga ministria e kultures me date 28 mars erdhi se refuzonte te me jepte leje qe ti filmoja. Perse valle! Ne shkresen e mos lejimit me thuhej se ikonat do shperndaheshin neper institucione te ndryshme dhe pastaj mund te ribeja kerkese qe te lejohej filmimi. Pergjigje e trashe nga nje punonjese e pa afte e nje institucioni gjysem injorant. Pergjigja me le te dyshoj se ikonat e Gjergjit nuk jane me. Prokuroria e pavarur politikisht duhet te nise procesin e hetimit se ku ka perfunduar koleksioni i Thimos.

 

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments