SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Tjetër tërmet i fuqishëm godet zonën lindore të Turqisë

Raportohet se një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në lindje të vendit, sipas Institutit Euro-Mesdhetar.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 8 kilometra në jugperëndim të Malatisë në një thellësi prej 2 kilometrash.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme.

Kujtojmë se disa tërmete të fuqishme goditën Turqinë më 6 shkurt, lëkundje të cilat u ndjenë shumë dhe në Siri, duke shkaktuar mijëra viktima.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?