Nga Naim Hasani/ Pse duhet të shuhen hatërmbetjet ne Partinë Demokratike!

Aktualitet Shkrime

Pas publikimit te listave per kandidatë per deputetë nga ana e Kryetarit te Partise Demokratike te Shqiperise z. Lulzim Basha, me mjaft keqardhje konstatojme nje perpjekje per te shperqendruar vemendjen nga lufta e vertete politike qe duhet te beje PD me gjithë shpirt dhe me te gjitha forcat ndaj kundershtarit politik, qeverisjes katastrofike per 4 vjet nga nje oligarki oportuniste dhe mosperfillese, me nje ideologji shterpe si ajo e Rilindjes.

Debati per listat, megjithe respektin e palekundur per te gjithe qe jane kandiduar dhe ata qe nuk kane vazhduar, eshte debat qe nuk i sherben motivimit te bazes dhe makines elektorale te PD ne kete kohe mjaft te shkurter nga 25 Qershori 2017. Partia Demokratike eshte e të gjithëve dhe e gjithe brezave dhe askush nuk e ka te fiksuar vendin me tapi.

Hatermbetjet mund te jene personale dhe kalimitare por interesi i vetem dhe universal duhet me çdo kusht te jete, nepermjet nje platforme te qarte politike dhe ekonomike, ardhja e të djathtes Shqiptare ne pushtet dhe permiresimi i Jetes se qytetarëve shqiptarë, ndryshe nga sistemi qe kane provuar ata nga 2013-ta.

Partia Demokratike e ka nje lider perendimor dhe ai eshte Lulzim Basha. Ai e ka percaktuar ekipin e tij, me te cilin do te perballet me voten e shqiptarëve me 25 Qershor. Ajo zgjedhje do te percaktoje edhe vazhdimsine e Republikes se Re. Nje lider i forte merr vendime te veshtira, siç merr edhe pergjegjesite ne baze te rezultatit.

Eshte e papranueshme qe opozita te beje opozite mbrenda vehtes kur ka nje nje mal me arsye per tju bashkuar pakenaqesise popullore ndaj keqqeverisjes socialiste. Interesi personal eshte me i ngushte se interesi i Shqiperise dhe shqiptarëve.

Hatermbetjet duhet patjeter ti lene vendin bashkimit dhe suksesit te perbashket ne zgjedhje. Demokratët duhet me çdo kusht te mos e zhgenjejne popullin shqiptar qe eshte gati per te votuar ndryshimin por me kusht qe opozita tja fitoje besimin e te mos shikoje vetshkatrrimin.

Te gjithë energjite duhet të drejtohen plotesisht drejt nje shenjestre, perndryshe populli nuk do tua fale kurre dhe socialistet do te gezohen qe ecen neper shi pa u lagur fare dhe do te vertetojne ate shprehjen se kundershtarët politikë nuk jane socialista por “specialista”.

Eshte koha qe te gjithë Shqiptarët, perfshi edhe neve qe jetojme ne diasporë ti japim te gjithë nje mbeshtetje te plote dhe pa rezerva liderit te PD z. Basha dhe ekipit te tij. Ne kushtet ku ndollet sot Shqipëria, nje fitore e opozites eshte nje fitore e të gjithë demokratëve, e te gjithë shqiptarēve.

Le te ndizen te gjithë motorët njezeri per Fitore dhe vetem Fitore. Alternativa as qe ja vlen te mendohet. #bashkim

Naim Hasani
Kryetar i Deges se PD ne Britani