Basha-Ramës: Po fshihesh si struci, prapë ke sjellë kriminelë në Kuvend

Aktualitet

Lulzim Basha ka sulmuar ashpë sot në Kuvend, Edi Ramën,  në lidhje me situatën e fundit të krimit në Shqipëri dhe veçanërisht në Elbasan.  Basha i kërkoi llogari Ramës që të tregojë se ‘ku qenkan bandat e Lazaratit. Po fshihesh si struci’.

Ja fjala e Lulzim Bashës sot në Kuvend:

Ti u fute në Lazart dhe pate mbështetjen time kur u fute: Kujdes policët, kujdes civilët. Po ku i ke ti bandat e Lazarati?

Nuk i ke, se i ke me vete. Ti e bërë tërë Shqipërinë, Lazarat. Kurse tani e mbolle gjithë Shqipërinë me drogë, e çove ën Dibër. Ti e bëre! Ti duhet t’u kërkosh falje shqiptarëve. A u premtove shqiptarëve se do të hapje negociatat? Opozita nuk ka fuqi unë t’i bllokoj negociatat! E ke ti që qeveris me krimin.

Për çfarë të flas unë, për zogjtë? Ti po fshihesh si struci. Atdheut i ke vënë ti damkën e zezë!

Ti e gjete gati procesin e heqjes së statusit! Mbaje mend, shënoje, asnjë hap nuk ke për të bërë! Se nuk ka dhe nuk mund të pranojë BE një vend ku nuk dihet ku fillon qeveria dhe krimi.

Ke një ministër të Brendshëm , vëllai i të cilit drejton trafikun e drogës. Kam mesazhe se ai drejton në Vlorë.

Çështja është fare e rëndë: prano sëmundjen e rëndë, lidhjen e krimit me politikën dhe së bashku të nisim kurën e rëndë, të shërojmë, po kjo nuk fillon nëse kemi përfaqësues të krimit këtu dhe qindra të padukshëm: Drejtorë hipotekash, që japin tenderë, japin prona, marrin prona, vrasin e presin. Çfarë ti kërkosh sot Policisë?

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?