Basha-Ballës: Ke qenë me mision në Elbasan para dy netësh!
Lulzim Basha iu drejtua direkt kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballës me fjalët: Ke qenë me mision para dy netësh në Elbasan! Ti e di vetë kë ke takuar!
Taulant Balla ishte drejtues politik i PS-së në Elbasan në zgjedhjet e 25 Qershorit. Basha nuk e vazhdoi akuzën e tij, por akuzën e bëri ndërsa fliste për lidhjet e socialistëve me krimin. Për ngjarjen e 18 shtatorit është shpallur në kërkim Suel Çela, ndërsa përflitet se bashkë me të në makinën që sulmoi policinë ishte edhe Sokol Sanxhaktari, dhëndëri i Qazim Sejdinit.
Total 0 Votes
0
0