Nikoll Lesi/ Rama, qeveri të re me emra të vjetër?

Analize

Edi Rama ka thënë se nga gjysma e gushtit do të jap emrat e ministrave të qeverisë së re, e cila në shtator kalon në parlament për votim, votim i cili është i kryer pa shkuar në seancë, sepse ka 78 deputetë me PDIU dhe PSD. Por problemi dhe shqetsimi publik mbetet se me çfarë emrash do të vijojë qeverisjen Edi Rama. A do të ketë ndryshime radikale të konceptimit të qeverisjes prej tij apo do të vendosë në pikat kyçse, ku ka paratë dhe koncensionet, pikërisht të njëjtat emra? A do të marrë femra ministre sa për të krijuar imazhin apo femra profesioniste dhe me autoritet si Mimi Kodheli? A do të bëjë shkurtime masive të ministrive në emër të një ideje absurde se po shkurton burokraci apo do të bëjë vetëm riparime të vogla? A do të ketë ministra, deputetë nga radhët e PS-së tradicionale apo të gjithë do jenë rilindas të vertetë?

A do të kthejë Saimir Tahirin dhe Ilir Beqjen apo do t’i lerë ta kenë si kujtim në CV e tyre qënien ministër? A do t’i jap PDIU post ministri mëqnëse tre deputetët çam kanë deklaruar se janë të Edi Ramës? A do ti jap disa poste kushtetuese PD-së si këmbim të votave për projektet e natës së 18 majit 2017?

Këto dhe një sërë pyetjesh të tjera vlojnë në opinionin publik, pasi qeverisja është e Edi Ramës, por Shqipëria mbetet e të gjithëve. Ndërkohë që në raport me emrat e qeverisë së re lindin edhe disa pyetje të tjera: A do ti jap prioritet edhe me fonde e projekte turizmit dhe bujqësisë apo do ti hedhë lekët e taksapaguesve në rrugë rurale dhe fasada qytetesh? A do të jetë partizan i ndërtimit të autostradave në vend siç bëri realisht qeveria Berisha në mandatin e saj të parë 2005-2009?

Edhe këto janë pyetje që shqetsojnë publikun për prioritetet e qeverisë së re të Edi Ramës, tani që nuk ka më asnjë aleat në qeveri dhe krejt “tepsia” mbetet në duart e tij. Ndaj duhet që kryeministri Rama të jetë me transparent me publikun, sepse ka mandatin e dytë si kryeministër e si rregull mandat të tretë nuk mund të ketë më, sepse nuk ka ndodhur dhe nuk shpresohet të ndodhë. Edi Rama ka thënë se pas ikjes nga politika do jetë një banor i rregullt në Surrel, atje ku banon, ndaj ka nevojë të jetë komunikues dhe jo autoritar deri në arrogancë. Teoritë e tij për “bashkëqeverisje me qytetarët” janë teori futuriste, të cilat edhe vetë Rama e di se janë për shou dhe për ta bërë votuesin sikur ai po qeveris dhe jo Edi Rama.

Kjo bëhet e gjitha me qëllim që nesër, nëse dështon në qeverisje, të thotë se “ ja bashkë kemi qeverisur, por na hodhën gurë rrugës LSI e PD”.

Qeverisja natyrisht se ka një kryeministër. Ka fituar zgjedhjet dhe ta gëzojë karriken, por nga qeverisja varet mirëqënia e popullit dhe raportet ndër rajonale. Sa për raportet në Ballkan ai e ka merak vetë, sepse e luan bukur lojën për SHBA dhe BE, të cilat, momentalisht, kanë interesa stabiliteti në Ballkan e jo zbatimi korrekt të demokracisë. Nuk themi se janë kundër rregullave demokratike, se do ishte nonsens, por e kemi fjalën se nuk do ti kushtojnë shumë rëndësi zbatimit të ligjit dhe rregullave demokratike, kur flitet për një stabilitet rajonal mjaft delikat që mund të krijojë probleme në raport me BE dhe raportet SHBA-Rusi.

Në këtë pikë Edi Rama e luan bukur, pavarësisht se ato atletet e bardha po i krijojnë probleme me fotot finale në takimet ndërkombëtare. Por mësohet,  nga këshilltarët e tij të afërt, se nuk do të mbath më atlete në takimet zyrtare. Bile, tregojnë se ia ka marrë Pandeli Majko me Damian Gjiknurin atletete dhe i kanë hedhur të Gjiri i Lalzit.

Edhe pak na duhet të presim të shikojmë qevërinë e re të Edi Ramës. Ndërkohë pyetjet e mësipërme janë të publikut që nuk di se si do ta administrojë Rama gjithë këtë pushtet të madh nëpër “tepsinë e Surrelit”.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments