Dan Everts në krye të vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet? Kulmi i marrëzisë

Aktualitet

OSBE/ODIHR-i po përgatitet që të sjellë në zgjedhjet e radhës në Shqipëri një përfaqësi të madhe vëzhguesish. Ndoshta më prezenten në numër, që nga koha që ky mision është instaluar në Shqipëri.

Por pavarësisht delikatesës së këtyre zgjedhjeve, pas dekonspirimit dhe pranimit në nivel ndërkombëtar të ndërhyrjes së mafies së drogës në proces, si dhe aktivizimit në favor të votave të Rilindjes të krimit të inflirtuar në politikë, duket se në krye të tyre do të vendoset një personazh famëkeq në historinë e zgjedhjeve problematike, në vendin tonë. Ose siç e ka quajtur opozita dikur, “Dashnori i madh, i socialistëve”.

Burime konfidenciale brenda zyrave të OSBE/ODIHR-it në Tiranë thanë për “Syri.net”, se në krye të vëzhguesve për këto zgjedhje do të jetë ish-ambasadori i këtij misioni në Shqipëri në vitet 1997-1999, Dan Everts.

Emri i Everts është jashtëzakonisht i njohur për politikën dhe opinionin shqiptar, jo vetëm për funksionin e rëndësishëm që ka ushtruar për disa vite me radhë në Tiranë, duke drejtuar Prezencën e OSBE/ODIHR-it, por edhe për shkak të pozicionimit të hapur të tij pro Partisë Socialiste kur ka qenë në pushtet dhe marrëdhënieve të ashpra që ai ka pasur me  opozitës e atëhershme, që sot është sërish në opozitë.

Marrëdhëniet e njëanshme dhe  speciale të Dan Everts me Partinë Socialiste të sapo kthyer në pushtet pas ngjarjeve të vitit 1997, shënuan një pikë kulmore kur ai pranoi dhe “ligjëroi” referendumin e vitit 1998 për ndryshimin e kushtetutës, pa pjesëmarrjen e opozitës.

Në vitin 1999 Everts u caktua ambasador i misionit në Kosovë, por influenca e tij në zyrën e Tiranës ka qenë e jashtëzakonshme dhe akuzat nga ana e PD-së nuk kanë reshtur asnjëherë gjatë viteve në opozitë. Marrëdhëniet e ngushta me qeveritë socialiste, sidomos në vitet 1999-2000, vazhduan me intensitet.

Në vitin 2000, që nga Kosova indirekt ai ishte mbështetës dhe frymëzues i idesë së qeverisë, se Kodi i ri Zgjedhor mund të bëhej në mënyrë të njëanshme sërish pa përfshirë opozitën, duke i dhënë mbështetje të plotë qeverisë socialiste në këtë iniciativë tipike jo demokratike. Pas kësaj qeveria e mbrojtur, miratoi Kodin me 84 votat e saj siç donte vetë dhe pa opozitën. Sesi rezultoi ai Kodi Zgjedhor tashmë e dinë të gjithë. U deshën 10 vite reforma e ndërhyrje të shpeshta, nga viti 2002 deri në vitin 2012 për ta sjellë disi në normalitet, por që gjithsesi më të keqin të mundshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Por bëmat dhe eksperimentet në ndikimin direkt të Dan Everst me masakrimin kuadrit ligjor për proceset zgjedhore në Shqipëri, nuk janë vetëm kaq.

Po në vitin 2000, zyra e OSBE/ODIHR-it që përbëhej nga të njëjtët specialistë që kishin punuar me Everts mbështeti çmendurinë e qeverisë socialiste në atë kohë, që të përpilonte ajo vetë listat e zgjedhësve. Si përfundim, rezultoi se në këto lista të bëra nga qeveria dhe KQZ-ja e kontrolluar prej saj, kishte plot 600 mijë dublikata nga 2.4 milion zgjedhës. Ose thënë më shkoqur, 25% e listës ishte e manipuluar.

Në të njëjtin, ju dha mbështetje qeverisë që t’i bënte e vetme, pa opozitën, 100 zonat zgjedhore. Rezultoi se shumica e zonave zgjedhore u shpërndanë në bastionet tradicionale të së majtës, përgjithësisht në Jug të vendit. Sipas kësaj skeme tipike mafioze për të vjedhur në tavolinë zgjedhjet, në Veri të vendit, opozitës i nevojiteshin deri në 20% më shumë vota sesa mesatarja për të fituar një mandat, ndërsa në Jug qeverisë i duheshin 20% më pak vota.

Në gusht të vitit 2002, Dan Everts u rikthye në Tiranë i ftuar nga ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili i bëri një pritje speciale për kontributin e jashtëzakonshëm që kishte dhënë në detyrën e tij në Tiranë, por edhe në mungesë. Me këtë rast socialistët nëpërmjet presidentit Rexhep Mejdani i dhanë edhe dekoratën, “Për merita të Veçanta”. Duket se ka ardhur koha, që ai të thirret sërish në ndihmë të miqve të vjetër…

Syri.net

Total 2 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?