Show

Pas videove intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja ironizon kritikuesit

KAON

Aktorja Monika Lubonja ka reaguar në rrjetet sociale pas kritikave që ka marrë në vijim të publikimit të videove intime që qarkulluan pak javë më parë.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo shfaqet duke buzëqeshur dhe shoqëron pamjet me një mesazh që duket se u drejtohet personave që e kanë kritikuar.

“A e dëgjove se çfarë thanë për ty? Jo, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, shkruhet në mbishkrimin e videos.

Ajo që tërheq vëmendjen është edhe audioja e zgjedhur për postimin, ku dëgjohen qen duke lehur, një detaj që duket si një kundërpërgjigje ironike ndaj kritikuesve të saj.

Kujtojmë se pas qarkullimit të videove intime, Monika Lubonja ka ndërmarrë edhe hapa ligjorë, duke paditur kompozitorin Adrian Hila

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?