Basha/ E gjithë Shqipëria do të jetë bashkë me Kavajën më 7 Maj

Aktualitet

Lulzim Basha ka paralajmëruar sot se më 7 maj, Kavaja nuk do të jetë vetëm por e gjithë Shqipëria do të jetë në Kavajë dhe me Kavajën. E gjithë Shqipëria do të jetë bashkë me Kavajën, – tha ai, –  dhe sëbashku do t’i japim grushtin vdekjeprurës, republikës së vjetër!

Së bashku me rininë e Kavajës do të pamundësojnë votimin falso, kthimin de fakto të pushtetit në duart e Elvis Roshit dhe më 7 maj ne do t’i japim republikës së vjetër, goditjen finale!

Të vendosur në paqe totale, – theksoi ai. –  Asnjë lule dhe asnëj fije bari nuk do të preket në Kavajë por asnjë qytetar I Kavajës nuk do të detyrohet nga krimi dhe droga në një proces fasadë sepse një proces të tillë nuk do të ketë në kavajë dhe as më 18 qershor në Shqipëri.

Nëse republika e vjetër nuk do të tërhiqet nga zgjedhjet fasadë, nëse kjo nuk ndodh, atëhërë me 18 qershor në mesnatë, Kushtetuta dhe ligjet e republikës së vjetër do të jenë të pavlefshme. Më 19 qershor, asnjë qytetar I lirë shqiptar, nuk duhet t’i paguajë asnjë taksë republikës së vjetër dhe nuk do t’i bindet asnjë ligji. Refuzim paqesor!”

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments