Nga Armand Maho/ Paniku i Ramës, në fundin e marrezisë së tij!

Analize

E degjova serish Ramen dje nga Vlora teksa rrekej te mbante karikuar adoleshentet e FRESH se me 18 qershor ” do marre perpara opoziten”. Ne fakt po mendoja se ky ka dy gjera. Ose se ka idene e pozites ne te cilen ndodhet, ose ka lajthitur ne ate fare grade sa si hyn me ne pune as dreqit. Mendoj se eshte kjo e dyta, sepse per te paren duhet te ish bindur me kohe se qe duhet ti kish hapur rruge zgjidhjes. Me perngjan me shume me skenat e filmit ” Fundi i marrezise” ku Adolf Hitleri bente mbledhje te kota me ushtaraket, ulerinte per fitore dhe priste ndonje mrekulli, nderkohe gjithcka kish mbaruar. Opozita ska asgje per te humbur dhe hyrja ne zgjedhje ne keto kushte thjeshte do i legalizonte pushtetin e tij. Kete ajo ska ndermend ta beje. Por duket qarte se tashme Ramen e ka kapur paniku dhe ato thirrje nuk i drejtohen me opozites, por kerkon te terheqe drejt humneres aleatin e tij, Meten!
Por cfare do te ndodhte ne rast se Meta i shkon pas kesaj marrezie. Ne parlamentin e ardhshem pa opoziten do prodhoheshin ndonja 90 mandate per PS dhe nja 30-35 te tilla per LSI-ne. Pjesa tjeter do ndahej mes partive te tjera qe do mundoheshin te shqyenin sa me shume kermen e zgjedhjeve. Por megjithese do dyfishonte numrin e mandateve aktuale serish LSI-se keto sdo i vlenin per asgje. Rama do kish nje shumice aq absolute sa Meta sdo mund te kerkonte asgje, dhe sdo mund te bente asnje lloj presioni per ndarjen e tortes qeveritare. Jo vetem qe do kalone nepermjet nje procesi farse, te kontestuar dhe ne rrezik te precipitoje ne konflikt civil, por kocka qe do i hidhte Rama do ishte me pak se hici, plus qe rreziku i nje hakmarrjeje politike ndaj tij dhe militanteve te tij eshe evident. Rama ka kohe qe e akumulon. As dalja ne opozite sdo i vlente por thjeshte do sillte fundin e tij politik. Perpos kesaj cfare i duhet te marre persiper qe
gjynahet e Rames ne nje proces zgjedhor qe nuk i hyn ne pune as dreqit? Edhe bojkoti parlamentit dhe bashkimi me opoziten qe proteston jashte dyerve te kuvendit sdo ishte i pranueshem! Pas zgjedhjeve te tilla ai nuk ka me ne dore asgje. Rama me 90 gallofet e tij, do kishin mundesi te benin gjithcka. Nga kjo situate politike mund te perfitoje ndonje Blush, apo Bojaxhi te cilet marrin mandatet e tyre duke u favorizuar nga numri i ulet i pjesemarresve, pasi dhe mandati do duhet te merret me me pak se gjysmen ose cerekun e votave ne rast te hyrjes se PD ne zgjedhje. Por Metes jo! Ai kerkon torte pushteti dhe jo kartona qe si hyjne ne pune per asgje. Por nga ana tjeter si i fiksuar pas numrave Rama nuk e jep doreheqjen dhe per arsye se ska asnje siguri se Meta do i qendroje ne aleance pas ketij akti. Sepse ne rast se Rama sdo ishte kryeminister loja do nxehej dhe pas ndryshimeve ne kod LSI mund te provonte forcat vetem. Fundja me mire 10 mandate te pushtetshme, se 40 te pavlefshme!
E megjithate, hyrja pa opoziten ne zgjedhje me ose pa LSI-ne do ishte serish vetevrasje politike me e keqe per Ramen se humbja e zgjedhjeve me qeveri teknike. Nje situate e tille ska gjasa te zgjase me shume se disa muaj. Opozita eshte ne te drejten e saj qe te perdore cdo mjet, plus qe nje parlament te dale nga nje force e vetme do ishte nje goditje dhe per vlerat qe perfaqesojne vendet evropiane. Sjellja e tyre sdo ishte e njellojte me te tanishmen ku kerkojne medoemos stabilitet! Rama do shihej me ate sy qe shihen lideret autoritare dhe despotike ne te gjithe boten qe zgjedhje pas zgjedhjeve i bejne pa opoziten. Ky regres nuk ofron asgje. Shqiperia do humbte dhe ndonja 20 vjet te tjera ne aspiratat per ne BE por dhe do gjendej nen vobullen e nje destabiliteti permanent. Stabiliteti qe kerkon evropa tashme ka rene, dhe gishti dihet se ku drejtohet pas kesaj…. “duhet te kishe dhene doreheqjen”! I gjithe ky presion seshte barre per mendjen e brishte te Rames, i cili kerkon te beje trimin ne facebook dhe me adoleshente qe kane shkuar ne takimet e tij per ndonje note kaluese ose ndonje birre te banketit. Por trimi duhet bere ne parashikimet e situatave, dhe vendimet duhet te merren kur duhen. Ne rast se pas nje kohe te shkurter pasi te kish hyre ne zgjedhje pa opoziten do jepte doreheqjen ( qe ne kete situate duket e paevitueshme) atehere PS do arringe ne nivelet e papandreut apo hollandit ne france! Heret apo vone Rames si ngel gje tjeter, vetem se ti hape rruge zgjidhjes duke dhene doreheqjen, duke pranuar qeveri teknike dhe duke matur forcat si i barabarte ne zgjedhje. Kete duhet ta beje tani, pas zgjedhjeve te 18 qershorit ska vlere! Skema e hashashit ju dogj. Te rrahesh gjoksin si trim kur e sheh qe po te mbytet anija nuk vlen per asgje. Te pakten dhe po humbi ne zgjedhjet e ardhshme shpeton partine. Ne kete situate kjo duket e vetmja zgjidhje… e kam thene dhe personalisht kerkoj qe ti shkoje deri ne fund kesaj marrezie, qe te hyje pa opoziten ne zgjedhje. Por kjo eshte vetem nje deshire e imja!

Fotografia e Bruna Ismaili