Protestat masive në Venezuelë/ Thirrje opozitës për bisedime
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i ka bërë thirrje opozitës që të rifillojnë bisedimet
Ai gjithashtu tha se donte që zgjedhjet lokale të zhvilloheshin, shkruan “BBC”..
Komentet e tij erdhën pasi një tjetër demonstrim i madh është planifikuar ditën e sotme, pas tre javësh protestash të tensionuara në të gjithë vendin.
Demonstruesit kanë bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale , vitin e ardhshëm, një përpjekje kjo për të larguar presidentin Maduro nga karrigja presidenciale.
Negociatat e vitit të kaluar mes opozitës dhe qeverisë u prishën kur opozita akuzoi zotin Maduro për shkelje të marrëveshjeve dhe përdorimin e bisedimeve për të fituar kohë.



Total 0 Votes
0
0
