Çmimi i medaljes së Ramës: Marrëveshje multimilionëshe për ndërtimin e infrastrukturës së TAP në Shqipëri, në favor të një kompanie franceze.

Aktualitet

Emblema “Komandant i Legjionit të Nderit”, origjinale sot e gjithë ditën shitet për vetëm 85 dollarë në  portalin botëror të shitje-blerjeve Ebay, pa pagesë ekstra për transportin. Dhënia e këtij vlerësimi nga vetë kryeministri francez Bernard Cazeneueve për shefin e qeverisë shqiptarë një ditë më parë, bashkë me të falat e Francois Hollande nga Indonezia nuk është aq banale sa fakti që po përmendin në hyrje të këtij informacioni.

Diku nga mesi i fjalimit, kryeministri francez në motivacionin e tij për dhënien e titullit “Komandant i Legjionit të Nderit” për Edi Ramën na zbulon edhe një fakt interesant që me thënë të drejtën ne shqiptarët e varfër nuk e dinim: “Ju jeni një mik i madh i Francës. I bindur për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, ju keni mbështetur gjithmonë projektet ekonomike dhe kulturore që kanë kontribuar në këtë afrim. E di që tashmë ato janë të shumta, duke filluar me Trans-Adriatic Pipeline, këtë projekt madhor infrastrukture, realizimi i të cilit iu besua vitin e shkuar një sipërmarrjeje franceze”.

Atëhere kur ne besuam se ky titull iu dha Edi Ramës veç se flet mirë frëngjisht, prapa saj qëndroka edhe një marrëveshje multimilionëshe për ndërtimin e infrastrukturës së TAP në Shqipëri, në favor të një kompanie franceze. Atëhere kur ne besuam se ky titull iu dha Edi Ramës vetëm se bëri çmos ta bënte vëlla Aleksandër Vuçiç duke i rënë hasha Kosovës dhe Ramush Haradinajt, ja ku na del se francezës nuk janë kaq sipërfaqësorë.

Sepse Europa ndonjëherë është edhe kjo, me çmimin e duhur ti mund të kesh edhe titullin më lartë.

Po të duash edhe atë titull që Francois Hollande ia akordoi fshehtas në 7 Mars të këtij viti, Princit trashëgimtar të Arabisë Saudite Mohamed Ben Nayef, pikërisht kur vetëm brenda vitit 2016 ai vetë ka firmosu mbi 70 dënime letale me prerje koke, 47 nga të cilat në një ditë të vetme. Dhe po të doni edhe të njëjtin titull që Franca ia ka akorduar dikur për turp të vet edhe diktatorit të Panamasë Manuel Noriegas që ndodhet sot e gjithë ditën në burgun amerikan të sigurisë së lartë për pastrim parash. Titull që iu dha Noriegas vetëm dy vjet përpara se SHBA-të ta merrnin për leckash e ta ekstradonin.

Nëse ky është preludi, hallall milionat e akorduara për kompaninë franceze që do po ndërton infrastrukturën e TAP në Shqipëri.

Por nëse Napoleon Bonaparti do ta dinte se kush do ta merrte titullin që ai vetë e krijoin në vitin 1802 për ata që i shërbenin Francës, sot e sigurtë ai do thoshte me vete “vërtetët nuk kisha parë asgjë akoma”.

Shikoni sa shkon vlera e medaljes qe iu akordua Rames nga presidenti Frances: