Myslim Murrizi: Një sqarim për gazetën e nexhmijes, për gazetarin apo gazetaren ” kopile” të kësaj gazete

Aktualitet

Nje shpjegim per te gjitha mediat e vemendeshme ndaj aktit tim ” kriminal”, dhe per pronare, hartues e shkrues portalesh te ndryshme.

Nje sqarim per çdo komentues ” Mik” ose ” Armik” qe e keni pare si ” ndeshje” mes grupeve te te forteve te lagjes.

Se pari po e filloj me Ju felliqesira te te gjitha llojeve te grumbulluara nen çadren e mediave apo portaleve qe ushqeheni vetem me lajme mashtrimi .

Duhet te dini qe Myslim Murrizi ka qene nga ora 8:30 e dites se djeshme gjith diten dhe gjith naten ne banesen e tij.

Asnje polic nuk me ka trokitur tek dera edhe pse ju jeni te peshtire ne çfar sajoni.

Ju bej me dije se kam komunikuar ne tel me nje oficer policie te komisariatit nr 1 rreth ores 19:30 dhe mund ta kontaktoni ate se çfar kam biseduar.

Myslim Murrizi nuk eshte eskobari i ballkanit qe nuk e ” gjen ” dot policia.

Myslim Murrizi nuk e jeh vrapin si ” sport” perkundrazi tjeter sport ka treguar se ka qejf nga 8 dhjetori i vitit 1990.

Myslim Murrizi ketu ka qene prej 27 vitesh edhe kur eshte luftuar fort nga jo vetem njera pale.
Koha e ” vrapit” ka qene ne vitet 1990-1991-1997-1998 dhe un kam qendruar me fort se kurre.

Bile per te vetmen here qe jam zgjedhur deputet gjate 27 viteve pluralizem ka qene ne kohen kur kopila si ju vrapuan shume deri jashte Shqiperise.

Un nuk kam vrare askend dje me makine siç ka ndodhur me disa ” pronare” portalesh qe kane dhene ” kujen” se qenka bere kiameti.

Un kam qendruar perballe çdo padije nga viti 1992 e deri ne prill te vitit 2017 dhe kam triumfuar me te drejten time.

Po pres vendimin e komisionit dhe menjehere do ta godas ne gjykate administrative.

Per çdo padi tjeter ndaj personit tim jam gati te perballem me drejtesine sa here qe te me ndodhe.

Un o shoke te gazetes se nexhmijes dhe ju portal pronar shkrues nuk habitem fare pse kerkoni te beni te madhe nje gje te vogel dhe te zvogeloni çdo gjeme ne kete vend.

Ju keni mision te piste qe te mbroni DONET e ketij vendi qe ju ushqejne si kafshe kafazi.

E un jam shum krenare qe nuk jam DON.

Nese fjalori i rrevoltes time se polici me ndalon me urdher te nje komandanti qe nuk ka kurajon te vij te me komunikoj shkeljen ju paska prekur shume Ju dhe pjese te ” shoqerise” CIRIVILE atehere ju jeni servile.

Po çfare banaliteti individual ka ne ate video perveç fjaleve qe thuhen çdo dite neper studio televizive nga politikane e analiste te ndryshem per policine e droges????

Po ju kaq tragjike nuk keni bere seancat” PORNO” te kater viteve te parlamentit pothuajse çdo te ejte???????

Po aty nuk kane ngelur gra, nena, motra dhe familjare te tjere pa u share me liber shpie mes deputetesh!!!!!!!

Ju mender media esnafe keni shkruar dy rreshta.

Dhe per ju komentues te zellshem ” kulturgjere” qetesohuni se nuk eshte as video e Klintonit me Levinskin, as video e dy ministrave qe ” pollen” fatkeqesisht 21 janarin, as video ne hotelin SANTA QUARANTA, as video e ministrit qe zberthente ” komça” as video e ministrit me tranvestit, as video e grabitjes se thesarit te Kerrabes ,as video e vjedhjes se bankes se Shqiperise,as video e shukriut, as video e masakres se 97-tes ku pinin gjakun e ish oficerit te shikut, as video ku dhjetra deputet te ps hipnin mbi policine para KQZ ne maj 2011 dhe as video vrastare e te ndjerit Santo.

Eshte as me shum e as me pak ajo qe jo pak nga Ju qytetare dhe Miq te minj e mendoni kur padrejtesisht ju hipen shteti ne shpine, e thoni neper dhembe nga frika e hakmarrjes se shtetit ose e shprehni me ze te larte kur jeni vetem apo pa kamera verdalle.

E un ” krimineli” kam gabuar se kam folur i rrevoltuar para kameres dhe para shtetit ne te njenjten kohe??????

Pra une kam share dhe ofenduar QEVERINE???????

Sipas nenit 55 a mund te me thoni ju spurdhjake gazetare gazetash tv dhe portalesh se sa burg mund te bej?????

Po ju cicerues fb qe fluturuat me presh pas lajmeve ” bombe” te ketyre mender mediave çfare denimi do me jepni?????

Po e pres me qetesi e dashuri vendimi ne emer te POPULLIT.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments