Plas lëvizja anti-LSI në PS

Aktualitet

Mes PS dhe LSI ka pasur përplasje dhe replika tw forta ditwn e sotme. Sulmi i parw ka ardhur nga ish-ministri Saimir Tahiri. Ish-ministri i Brendshëm, ka reaguar pas qëndrimit të LSI se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës sepse pa opozitën janë farse.

Në cilësinë e kreut të PS së Tiranë, Tahiri i quan qëndrimet e fundit të LSI-së si destruktive. Tahiri i cilëson qëndrimet e LSI-së të njëjta si ato të Partisë Demokratike.

Në gjithë qëndrimin e Tahirit vihen re se akuzat ndaj aleatit të PS-së janë të njëjta si ato që PS bën ndaj Partisë Demokratike.

Deklarata e Tahirit ku nuk kursen asnjë akuzë ngre pikëpyetje sesi mund të vazhdojë koalicioni i majtë me këtë klimë të acaruar. Duket sikur ish-ministri bën thirrje për ndarje me LSI-së në prag të 4 vjetorit të marrëveshjes së koalicionit të majtë. Tahiri duket se ka thënë publikisht atë që mendon një grup deputetësh brenda PD-së kundër koalicionit të majtë, që duket se drejtohet nga Gramoz Ruçi.

Kjo lëvizje anti-LSI në PS përveç se sjellë sherrin në koalicion garanton dhe humbjen e sigurt të Partisë Socialiste në zgjedhje, duke e çuar selinë rozë drejt zgjedhjeve të vetëm, si Berisha në vitin 1996.

Për më tepër sulmi i sotëm i Tahirit ngre dhe pikëpyetje për sinqeritetin e PS në lidhje me koalicionin. Ndërsa Rama e cilëson si bashkëkryetar, Ilir Metën, si shpjegohet një figura të rëndësishme në PS e krahasojnë LSI me PD? Me çfarë morali PS i kërkon vazhdim të koalicionit. Kësaj i thonë “hajde prapë me ne, të fusim thikën pas shpine”, siç ndodhi para dy vitesh me afrimin e PDIU në koalicion.

Në të gjitha rastet i dënuar të të rrëzohet dhe të shkatërrohet nga kjo klimë përçarje dhe marrje e PS prej grupit të Saimir Tahirit është Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Nuk ka vonuar dhe ka ardhur përgjigja e LSI. Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka deklaruar se kjo parti nuk është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës. Në një prononcim për mediat, Rama ka sqaruar se LSI nuk mund të bëhet pjesë e një procesi të përgatitur në mënyrë të njëanshme nga PS. “LSI nuk është regjistruar në zgjedhjet për Kavajën sepse mënyra se si është proceduar deri tani për zgjedhjen e kandidaturës ka qenë e njëanshme”, ka thënë Rama. Duke theksuar se LSI ka qenë kundër kandidaturës së mëparshme për Kavajën, asaj të Elvis Roshit, nënkryetari i kësaj partie ka nënvizuar se LSI nuk është konsultuar as për kandidaturën e radhës.  “Nuk jemi trajtuar si partner. Dy partnerë konsultohen, bisedojnë dhe vendosin së bashku”, ka thënë Rama, duke shtuar se Kavaja tashmë është një çështje që i përket vetëm PS-së.

Për LSI-në, ka vijuar ai, e rëndësishme është mbajtja e zgjedhjeve të lira e me standarde dhe për këtë ajo do të ketë një angazhim maksimal. Në fund, Rama i është përgjigjur edhe akuzave që vijnë nga partia kryesore e koalicionit qeverisës.  “Ne nuk i referohemi çfarë thotë qeveria apo Saimiri, sepse Saimiri para 6 muajsh tha se nuk është e nevojshme ndërhyrja e ushtrisë kundër kanabisit, ndërsa dje qeveria tha se do përfshihet edhe ushtria”, ka shtuar Rama.

Reagimi i Tahirit:

Pertej te gjithe debateve te brendshme apo goditjeve tendencioze ne publik, LSI ka mbeshtetur reformat dhe ka bashkepunuar me PS pa shkelur asnjehere marreveshjen me 1 milione votuesit tane.

Por nuk mund te mos them sot, si udheheqes politik i Partise Socialiste per qarkun e Tiranes, se prononcimet publike per mospjesemarrje ne zgjedhjet e Kavajes apo per vete procesin zgjedhor ne Kavaje qe na qenka, sipas LSI, farse pa opoziten, jane destruktive dhe nuk ndihmojne askend. Aq me pak kthimin e opozites ne normalitetin demokratik.

Sipas LSI ne duhet te anullojme zgjedhjet ne Kavaje meqe nuk behen ne cader? Duhet te deklarojme edhe ne, Partia Socialiste, mospjesemarrjen meqe edhe LSI mendoka si PD?

Apo mos duhet te ndjehemi ne fajtore per “farsen” imagjinare te pjesemarrjes, nderkohe qe farsa reale eshte mospjesemarrja? Ka nje tjeter pyetje te thjeshte: Ku nuk merr pjese LSI? Sepse kandidaturen e Kavajes ne marreveshjen e koalicionit, e propozon PS ashtu sikunder po PS propozoi kandidaturen per Dibren dhe LSI i takonte te propozonte kandidaturen per Kolonjen.

Ne Kolonje ishte LSI qe na e kaloi ne te drejten e propozimit per arsyet e saj, po ne kurre nuk do thoshim nuk marrim pjese ne zgjedhje atje, nese LSI do vendoste kandidaturen qe i takonte. Perkundrazi do merrnim aktivisht pjese ne mbeshtetje te kandidatures se saj.

Ndaj LSI le te thote me mire qe nuk deshiron te merret me fushaten e Kavajes dhe kjo mund te jete e mirekuptueshme. Por keshtu nuk shkon, sepse jo vetem nuk vriten dy zogj me nje gur ne kete rast, por po sulmohet PS duke i shkelur syrin PD!

Nejse, ne u mesuam me kete standard te cuditshem ku nje partner ne koalicionin, punon si qeveri dhe polemizon si opozite!

Per ne s’ka asnje dileme. Ne po qeverisim, edhe ne koalicion me LSI, per te reformuar rrenjesisht Shqiperine. Jemi te vetedijshem se kostot e reformave apo mangesite e qeverisjes, edhe ne sektoret ku drejtojne koleget e LSI, jo vetem s’i ndajne me ne, po mesa duket duan t’i kthejne ne fature elektorale kunder PS.

Kjo nuk na pengon te bejme shtet e reformojme Shqiperine, edhe duke qendruar ne koalicion me LSI, deri kur LSI te zgjedhe ne deshiron te njejten gje apo jo. Po nga ana tjeter, me apo pa LSI, ne do respektojme te drejten sovrane te popullit shqiptar per te zgjedhur oferten me te mire. Ne Kavaje ne 7 maj dhe ne mbare Shqiperine ne 18 qershor.

PS eshte padiskutim oferta me e mire per #shqiperineqeduam Ndaj edhe sikur vetem fare pa asnje parti tjeter, ne do hyjme ne zgjedhje e do fitojme. E nese te gjithe te tjeret do cmenden te mendojne se vlejne me shume se populli sovran, do jemi edhe me shume krenare per dallimin tone me ta.

Mbase s’jemi me te miret, po me te mire nuk kemi pare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?