Analize

Osman Stafa: Zgjedhjet e Qershorit 2017-të ka plot gjasa te kenë fatin e zgjedhjeve te Qershorit 2015

Unë do të jem në protestë si 26 vjet më parë për;
Shqiperinë time,për demokracinë dhe për PD-në.
Qytetarët shqiptarë sot kanë zemërim,zhgenjim dhe pesimizëm .
Do jem ne protestë se besoj te demokracia, sepse protesta dhe reagimi janë e drejta ime,e femijeve të mi dhe e bashkqytetareve.
Do të reagoj për të tundur nga themelet dashakeqesinë e klases politike qe sot drejton vendin tim.
Do te jem ne shesh si mijëra qytetare dhe demokrate per ti kujtuar dhe LULZIM BASHES se qytetaret kanë nevojë per nje UDHEHEQES dhe jo kryetar partie.
Sot shpirti i vrarë i shqiptareve ka nevojë per rikthimin e besimit per nje jetë më të mirë,më të sigurt dhe një të ardhme më të ndritur.
Kjo është detyrë dhe detyrim i çdo politikani dhe i juaji z, Basha si kryetar i PD-së,i asaj PD-je qe lindi me 1990-të,ku shqiptaret i besuan shpresen dhe votën. Shpresa po ju vdes,vota po ju grabitet.
Vota e lire eshte nje e drejte themelore e njeriut dhe shtylla e demokracisë dhe e lirisë. Liria dhe demokracia pa voten e lirë vdes, ndaj është këtu dhe kështu sot Shqipëria.
Zgjedhjet e Qershorit 2017-të ka plot gjasa te kenë fatin e zgjedhjeve te Qershorit 2015-te sepse:- Ndaj votes se grabitur ne vetëm folëm kur dihet që fjala se ndreq dhe ndeshkon krimin,sepse kur vota u kthye në mall tregu ne folëm per cmimin dhe jo per krimin,sepse kur parlamenti u kthye ne strehë krimi ne vetëm e denocuam, por nuk u larguam nga streha e tij,sepse kur vendi u mbulua nga krimi dhe hashashi ne vetëm nxorëm fotot dhe si shkulem nga rrënjët ata që lejuan këtë krim …!?
Ky vend ka nevojë për udhëheqës me integritet dhe dinjitet, për nje udhëheqës të drejtë,frymëzues dhe të ndershëm. Për një udhëheqës që di të reflektoj dhe t’i sherbejë qytetarëve deri në përulje. Ky eshte borxhi i cdo drejtuesi dhe ky eshte detyrim i cdo udhëheqësi ndaj popullit dhe kombit te Tij.
Të inspirosh njerëzit kërkohet më shumë se para.Ktheju besimin qytetareve duke ber ate cka thua dhe duke realizuar ate cka premton.Shqiptarët duan udhëheqje,legjitimitet dhe besim dhe jo dominim nepermjet pushtetit !!

Rezultate imazhesh për protesta pd

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?