Aktualitet

Dulaku/ Qeveria të blejë 2500 apartamentet tona të pashitura, me bamiresi nuk zgjidhet problemi

Kreu i shoqatës së ndërtuesve tha se kjo cështje nuk është punë bamirësie, (duke shigjetuar Ramën në fakt që në krah kishte Elvis Nacin dhe Arbër Hajdarin), por strategjie dhe fondesh qeveritare.

“Janë aty, mbi 2500 banesa dhe mendoj se thelbi i mbledhjes së sotme, duhet të jetë, jo të merremi me fondacionet, ato mirë se të vinë, do vazhdojnë edhe dy javë, por kam një lajm të keq për zotin kryeministër, ngarkesën do ta mbajë si gjithmonë i zoti i shtëpisë, që është qeveria.

Fondacionet bëjnë punën e tyre dhe janë të mirëpritur, por fatura 100, 200, 300 milionë euro, do të bjerë mbi shpatullat e zotit Ahmetaj, zotit kryeministër, që duhet ta shpërndajnë në shpatullat e atyre që do merren me këtë punë.  Unë propozoj që të shihet mundësia, që të bëhet një tavolinë tre palëshe, midis qeverisë, sistemit bankar dhe atyre që posedojnë këto apartamente, dhe të gjendet një zgjidhje e shpejtë, që do ketë edhe komponentin human. Mund të jepet zgjidhje për një periudhë të shkurtër.

Nuk ndodh në vende të tjera të ketë super-prodhim, ne i kemi dhe duhet të vëmë në efiçencë. Do ketë nevojë për ndërtesa të reja patjetër, por ky kontigjent është atje dhe fle“, u shpreh Dulaku.

Elvis Nacit nuk I pëlqeu kjo deklaratë. Ai ndërhyri menjëherë duke thënë se ndërtuesit duhet ti shesin apartamentet me cmimin e kostos. “Ata që i kanë të hynë në pjesën e bamirësisë dhe duhet t’i japin në kosto, ndryshe i shërbejmë atyre”, tha Naçi.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?