Poezi nga: Thomaidha Tanuçi Cullufe

Poezi

NESE JE VETEM

Nëse je vetëm,
hiqe vetminë si perde
dhe zbulomë të tërën si amfiteatër të ujtë.

Nëse je vetëm
ngjiti shkallet e gëzimit
dhe unë do të zbres me ty buzë më buzë
deri tek kupa e durimit
dhe, do të pres…

Nese je vetëm
më kërko
si dheu që lyp shiun,
kridhu krojeve të puthjeve
dhe të të shoh duke thënë:
” Sa bukur çelin qershitë”

Unë të flas
me zanoret dhe tingelloret
e erës mbi flokë
me shigjetat e argjendta të diellit,
mbushi pendimet e mia,
me oqeanin e syve të tu.

 

E SHTUNA PA TY

Të gjitha ditët më duken si të shtuna,
por nuk e di as vetë pse më kujtojnë ty.

Vetëm një gjë nuk e di
si u ngritën kurthe ëndrrat,
si parakalojnë veshtrimet
e tua mbi mua pa më prekur?!

Vetëm një gjë nuk e di
si me gjysmë goje më thua fjalët
e pathëna?!
Si u rëndua kaq shumë
fryma e hapave të tua
si ciu ciut e një çifti harabelash;
u bë dihatje në veshët e mi,
kur ti pëshpërit emrin tim
pa më pasur pranë.

Vetëm një gjë e di mirë
që ditët janë si sytë e hënzës,
në fakt ajo i ka si si sytë e tu
që më mbajnë mbërthyer në perqafimin tënd.

Tani sytë e mi shohin
vetëm vegimet e kethjellëta të muzgut
të shtunave…

 

NUK ESHTE SE…

Nuk është se nuk të marr me vete,

s’ është se s’dua të rri me ty,
s’është se ti s’më pret nga vete,
sa herë pengohem në të tjerë sy.

Nuk është se ti je sa një ajër
që më përpin në gji të vet;
nuk është se ti zvendëson qiellin,
as tokë që dridhet si tërmet.

Nuk është, nuk është,
nuk jam, nuk je,
unë jam e di dhe kur s’më ke.

KURRE NUK ME THE NJE TE VERTETE.

Kurrë nuk më the një të vërtetë
një të vërtetë, kurrë nuk të thashë
mbështjellë si kërmilli, brenda vetes sonë
me tmerrin e madh, se nëse dalim jashtë
do të rrojmë atë, ç’ka quhet ëndërr!

Që atë ditë kur u bëre shtëpia ime,
kur u bëre hija e zërit që më zgjonte,
atë ditë kur si statuje mbeta tek stacioni;
në pritje, pritja të jetoja më ftonte.

Që atë ditë kur mbrapa perdeve, dalloheshin hapat e tua,
atë ditë kur thellësinë e vështrimit pashë
dhe zërin dhe fjalët si krua…

Që atë ditë që mbolle brenda meje
fidanin ,
atë ditë që u bëre tokë, brishtësi,
unë që atë ditë ujë i kthjellët,
ti Odise, unë prapë lashtësi.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?