Analize

“FATOS NANO NË TAVOLINËN E RAMËS SI PASUES PËR POSTIN E KRYEMINISTRIT TRANZITOR”.

Nga Fatmir Guda.

Edi Rama ka thirrur për datën 23 Mars një kongres, që nuk dihet sesa mund të quhej socialist, nqs nuk do kish brenda ftesën publike ndaj Fatos Nanos, ish-udhëheqësi historik i PS, pas vitit 1990. Deri më sot nga burime informale pjesmarrja e ish-kryeministrit socialist është konfirmuar, por nuk është bërë e ditur, nëse ai do ta marrë fjalën gjatë këtij eventi dhe nëse po çfarë qëndrimi do të mbajë ndaj lidershipit aktual dhe gjëndjes politike në vend. Është përfolur rëndom jo pak, se në kushtet që i imponon situata, Fatos Nano për të përfituar ndoshta ndonjë favor të mundshëm financiar momenti do të mund të tentojë të shërbente edhe si komardare shpëtimi për pasardhësin e vet.

Por si për të mos i lënë hapësirë këtyre hamendësive burime nga persona afër Z. Nano po bëjnë me dije, se prezenca e tij në kongres dhe pozicionimi pro Edi Ramës më shumë ka të bëjë paraprakisht me vënien e tij në dispozicion të zgjidhjes së krizës politike pas bojkotit të opozitës së bashkuar. Burimet sigurojnë se pikërisht kondicionimi i tij ka të bëjë me rrikthimin qoftë përkohësisht në skenën politike duke pasuar Z.Rama si kryeministër, ndërsa largimi i tij dhe zëvendësimi me një tjetër socialist në krye të një qeverie tranzitore mbetet dhe kërkesa bazë e opozitës. Ndërkohë emri i Fatos Nanos mundet të mbartë konsensus të gjerë politik, pasi një rol pothuajse konstruktiv ish-kryeministri socialist provoi ta ofrojë edhe gjatë zgjidhjes së krizës së vitit 2007, ku si pasojë e mospjesmarrjes së PS së Edi Ramës, u shty me 6 muaj mbajtja e zgjedhjeve lokale. Gjithashtu vlen të përmendet se Z.Nano ka rolin e vet edhe në mbajtjen e zgjedhjeve të vitit 2005, ku pavarsisht problematikave në zona të veçanta sollën një rotacion demokratik pushteti.

Nuk është e qartë nëse ky mund të jetë një rrikthim i përkohshëm, apo Fatos Nano ka plane më afatgjata, mbase për të ndrequr “gabimet” e së shkuarës, për të rrikthyer partinë tek socialistët, e cila që prej vitit 2005 nën lidershipin e Edi Ramës ndodhet totalisht nën influencën e të ashtuquajturës “rilindje” me njerëzit e G-99 pasues të ish-mjaftistëve bashkpuntorë të dikurshëm dhe të sotshëm në bashkinë e Tiranës.

Por se sa i gatshëm do të qe kreu i qeverisë për këtë qasje të paraardhësit të vet politik, kjo mbetet të tregohet në kongresin e 23 Marsit, ku mbi çdo gjë do të fliste shumë jo vetëm prezenca, por edhe pozicionimi i moderuar në fjalën e Z.Nano midis mbështetësit dhe kritikuesit të qeverisë. Në këto rrethana, duke sjellë në vëmëndje faktin që Edi Rama është edhe prishësi i drejtpërdrejtë i ëndrrës presidenciale të Fatos Nanos, por edhe duke njohur sjelljen politike dhe eksperiencën e ish-liderit socialist, mund të thuhet se nuhatja e tij s’mund ta linte kurrsesi Z.Nano larg kësaj zallamahije, që padyshim pa kalkulimin e përfitimit të vet në këtë histori, ai as që do t’i afrohej një keqpërdorje prej Edi Ramës, i cili për të mos u mbytur do të zgjaste dorën të kapej edhe pas fijes së barit.

Rezultate imazhesh për rama nano
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?