Shorti në KQZ, Berisha-Meta do të kenë numërues vetëm në tavolinat me numër tek

Aktualitet

Në KQZ  është hedhur sot short për numëruesit e votave në të gjitha KZAZ-të e vendit për rezultatet e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Mësohet se në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i Partisë së Lirisë.

 

Ndërsa në tavolinat e numërimit me numër çift në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i PDIU-së.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se sistemi tashmë është mjaftueshëm i konsoliduar dhe se do të numërohen edhe votat e atyre partive të cilat nuk kanë as numërues dhe as komisionerë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?