Aktualitet

Rama me zë dhe figurë si i ka mashtruar banorët e Unazës së Re. Shtëpitë nuk prishen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot, më zë dhe figurë, një nga premtimet më të forta të fushatës elektorale të Edi Ramës: Përfundimin e procesit të legalizimit dhe frazën e famshme të kryeministrit, “shtëpitë nuk prishen”.

“Dyfytyrësia është pafytyrësi! – e ka komentuar Berisha këtë video, ku dëgjohet qartësisht zëri i Ramës tek thotë “shtëpitë nuk prishen” dhe shton: – Kur i duheshin votat, Kallam Dështakut, “shtëpitë nuk prishen”. Tani i duhen paratë e drogës, rrafshohen mbarë!” përfundon ai.

Në videon e mëposhtme, shfaqet Rama, duke folur me banorë të palegalizuar në Unazën e Re Tiranë, ku shprehimisht thotë:  “Kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerat. Ne e kemi marrë angazhimin, të bëjmë një proces serioz, ta mbyllim këtë histori, se nuk është vetëm puna e legalizimit në kuptimin që të mos prishen shtëpitë. Se shtëpitë nuk prishen, gjithsesi. Puna është se ato janë kapitale të vdekura, se janë investime të bëra me kursime me gjak!”

Ndiqeni videon:

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?