Kritikoi ashpër PD-në/ Zbulohet foto e Ibsen Elezit me socialistin Safet Gjici.

Aktualitet Politike

Burime për “Hashtag.al” pohojnë se takimi mes tyre është zhvilluar  në hotel Gjallica në Kukës ditën e sotme.

Nuk dihet se çfarë ka diskutuar Ibsen Elezi me socialistin Safet Gjici.

Elezi kritikoi ashpër PD-në në kuvendin Kombëtar që u zhvillua një javë më parë.

Po kështu Gjici u akuzua me dokumenta nga PD-ja një javë me parë se ka fituar rreth 25 milion dollarë nga tendera publike prej qeverisë Rama dhe për tenderat me mashtrim, sepse hynte në garë me dy kompani fiktive, të dyja të tij. Çfarë të ketë diskutuar demokrati Ibsen Elezi që tha se i dhemb PD-ja me socialistin Gjici?!

Safet Gjici në Partinë Socialiste:

Në zgjedhejt e Qershorit të 2017 Safet Gjici ishte i dyti në listën e PS për qarkun e Kukësit, por nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit.

Po kështu në vitin 2015 ai konkuroi për Bashkinë e Kamzës, e cila u fitua nga demokrati Xhelal Mziu./ Hashtag.al

Ibsen Elezi në një tavolinë me Safet Gjicin bashkë me disa persona të tjerë në hotel ‘Gjallica’ në Kukës

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments