Kampionen e Botës nuk e pret askush në Rinas. Dhe habitemi kur ata braktisin vendin e tyre.

Sport

Kampionia e Botës në peshngritje, Romela Begaj, arriti t’i dhuroj kombit tonë një rezultat historik në SHBA, duke marr medaljen e argjend në stilin e shkëputjes.

Menjëherë vërshuan urimet  nga politika pas marrjes së këtij cmimi si nga Meta, Rama, Basha etj, por për fat të keq gjithcka ishte vrituale, ashtu sic jemi mësuar ne me patriotizmin ‘online’.

Romela Begaj ka mbërritur pasditen e djeshme në Tiranë, ku në aeroport nuk e ka pritur askush tjetër përvec gazetarëve.

Ajo u shpreh për gazetarët se:

“Për mua kjo ishte një arritje për Shqipërinë. Sukesesin ia dedikoj gjithë dashamirësve dhe Shqipërisë. Ky ëhstë starti, medalja olimpike është akoma larg. Normal që do japim maksimumin sepse ky është vendi ynë”, tha medaljerja Begaj për gazetarët në dalje të aeroportit.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments