Nga Pranvera Vatoci/ Humanizëm e solidaritet real dhe jo sllogan verbal!

Aktualitet

Kjo foto flet shume dhe nuk kerkon koment. Eshte nje fatkeqesi qe mund te shkonte ne prag-tragjedi e ndodhur 5 dite me pare ne qytetin e B.Currit. Një pallat tre kate ne Lagjen “Dardania” eshte shkrumbuar plotesisht dhe 9 familje gjenden jo vetem te pastrehe por dhe te pashprese ne kete te ftohte alpin qe ka mberthyer Tropojen. Shkaqet akoma nuk jane zbardhur por kjo nuk justifikon indiferencen totale te pushtetit lokal e qendror ndaj banoreve fatkeq.

Askush nuk e deshiron fatkeqesine por eshte shteti dhe pushteti i pari qe duhet te ndihet pergjegjes per qytetarin. Zaten nese jo si ne kete rast flagrant atehere perse qytetari i paguan taksa sistematike shtetit?! Personalisht nuk jam optimiste ne intervenimin e pushtetit lokal pasi qe nuk ka demonstruar asnjehere shembuj reale te humanizmit ndaj apeloj tek solidariteti i te gjithe tropojasve sidomos i bisneseve te gjinden prane ketyre familjeve ne nevoja emergjente.

Në nje situate te tille konkrete sidomos ne kete mot te veshtire dimeror vetem pushtetaret e Tropojes kane luksin te shijojne wikendet ne vilat e tyre luksoze ne Tirane. Atehere sa na vlen vota per to kur per ata nuk vlen halli dhe jeta jone? Ky rast e shume si ky duhet te na bejne te reflektojme thelle. Shteti e pushteti nuk jane filantrope qe veprojne spiritualisht por sherbetore te komunitetit qe obligohen domosdoshmerisht.

SPRINT.AL

0 0 votes
Article Rating
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments