Berisha jep alarmin: Pas Elbasanit, Shkodra qyteti i kapur nga krimi. Edi Rama kryekumbara. Video

Aktualitet

Sali Berisha ka hedhur akuza të shumta ndaj Edi Ramës, duke e quajtur si kryekumbara i krimit. Por ish-kryeministri është shprehur se pas shpërthimit të situatës në Elbasan, qyteti tjetër ku krimi është agresiv dhe pritet të shpërthejë situata është në Shkodër.

Sipas tij, çdo ditë biznesi po ikën nga ky qytet dhe po ja dorëzon bizneset krimit.

Ja deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Po del e qartë si drita e diellit çdo ditë se Shqipëria është në darën e tmerrshme, sundimin e plotë të qeveritarëve të drogës dhe krimit. Në këtë kontekst dua të ju them se ajo që shpërtheu në Elbasan, dy herë ne strehë, më agresive është në Shkodër.

Nga ky qytet po ikin bizneset, po ia dorëzojnë krimin. Trafikantët bëjnë ligjin në çdo sekondë të 24 orëshit.

Vlorën e patë vetë në çfarë katandisje është. Deklarata ime është kjo: Shqipëria ka një krye të meduzës së krimit të organizuar i cili është Edi Rama. Çdo deklarata e tij, nuk e ndihmon luftën ndaj krimit, por i jep strehë atij që është koka e meduzës.

Për mua, kryekumbara i Shqipërisë është Edi Rama. Nëse flasim për krimin, duhet të flasim për Edi Ramën.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?