AktualitetAnalize

Nga Fatmir Ali Guda/ KONTAKTI DHE MOTIVIMI I ÇDO DEMOKRATI, RRUGA E PREMTUAR E LULZIM BASHËS DREJT FITORES!

Lulzim Basha i ka përcaktuar qartë të gjitha piketat e opozitës në betejën ndaj atij, që ai e ka konsideruar si pushtet të Edi Ramës, blerë me paratë e drogës dhe krimit më 25 Qërshor 2017. Cilido që ka qënë i vëmëndshëm, tek momenti i shpalosjes së platformave të dy kandidatëve në garën e 22 Korrikut për kryetar të PD, do ketë mundur të dallojë qartë strategjinë, që kryetari i zgjedhur fitues Basha u ka deklaruar demokratëve në takimet me ta, anembanë vëndit.

Thelbi i aksionit të tij opozitar është prezenca e shtuar e kryetarit të partisë në bazë, aty ku ka nevojë më tepër për dalje krah qytetarëve në çdo rast abuzimi ndaj tyre nga pushteti, aty ku ka humbur besimi qytetar ndaj politikës, aty ku nevojitet me aq urgjencë motivimi jo vetëm i demokratëve, por gjithë shqiptarëve, të cilët edhe pas një tranzicioni kaq të stërzgjatur janë të destinuar të vazhdojnë të shpresojnë, se një ditë edhe vëndi i tyre do të bëhet. Për të qënë më konkret do veçonim për të perifrazuar vetëm njërën prej deklaratave të shumë përdorura të kryetarit të rizgjedhur të PD, në të cilën ai është shprehur teksualisht : “Për një gjë ju siguroj. Përveç përballjes në Parlament me Edi Ramën, vetëm në zyrë nuk do të më gjeni.

Unë do të jem me ju, për bashkimin e vërtetë të demokratëve deri në fitore”. Pra, mjafton të analizojmë drejtpërdrejt këtë ligjëratë dhe njihemi me tre elementë të strukturës që do të mbajë më këmbë rolin opozitar të PD. Së pari, me Edi Ramën do ketë betejë ballore, imponuar edhe prej profilit të z. Basha për të parën herë si parlamentar në opozitë. Së dyti, kryetari i opozitës do t’i ikë dirigjimit të partisë nga zyra duke paralajmëruar qartazi një rol më operativ në terren në kontakt me strukturat e PD, antarësinë e saj dhe qytetarët. Dhe së treti, bashkimi pa kushte dhe paragjykim i të gjithë demokratëve për tu ndjerë të vlerësuar dhe përfaqsues sipas kontributit dhe meritës, brënda misionit të opozitës për rrikthimin e PD në qeverisjen e vëndit. Sidoqoftë stategjia e re për të qënë në territor, jo vetëm do i jepte mundësinë për të marrë në kohë reale dhe pa deformime informacionin e duhur mbi gjëndjen e strukturave të demokratëve në bazë, por edhe do vendoste në qëndër të vëmëndjes si aktivistin e zakonshëm të opozitës ashtu edhe qytetarin në nevojë, por të braktisur nga qeveria.

Duket sikur gjithçka është lënë gati të fillojë me startimin e legjislaturës parlamentare, pas marrjes së votëbesimit të qeverisë dhe shpalosjes së programit 100 ditësh të saj, pikërisht në vëndin ku tradicionalisht debatet e forta kanë mjaftuar për të ndezur gjakrat deri tek elektorati. Ndërkohë që përveç bekendisjes, siç mund ta quajmë ndryshe motivimin e elektoratit me anë shpeshtimit të takimeve dhe kontakteve me njerëzit, domosdoshmërisht lipset bërja e një opozite sa më radikale pa bërë mbrapa në vendimmarrje, siç edhe është paralajmëruar, duke denoncuar me forcë çdo rast skandali të pritshëm apo keqmenaxhimi pushteti të qeverisë Rama 2, e cila sipas të gjitha gjasave, referuar emrave ministrorë që prezantoi vetë kryeministri, do ketë pothuajse të njëjtën qasje ndaj fenomenit të abuzimit dhe korrupsionit.

Në këto kushte nuk ngelet gjë tjetër, veçse të pritet të ndodhë ngjizja në terren e proçesit të shumëpritur të ekspozimit të Partisë Demokratike ndaj kërkesave, sugjerimeve e dëgjesave të drejtpërdrejta të demokracisë qytetare, ku gjithsecilit t’i jepet për të marrë përsipër përgjegjësi apo për të kryer një detyrë të caktuar, në një territor të caktuar, bazuar padyshim në sistemin e njohjes së meritës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?