AktualitetPolitikeTe tjera

Rama nuk i ndahet ish-aleatit: LSI ka kapur shtetin!

Edi Rama ka sulmuar ish-partnerin e tij LSI-në gjatë 4 viteve qeverisje, gjatë fjalës së tij në Vlorë.

Nga Amantia, në qytetin bregdetar, Rama u shpreh pasditen e sotme: “Nëse ka një gjë që më vjen zor të flas në 44 muajt e shkuar janë pafund njerëz që janë ndeshur në zyrat e shtetit me sjellje të papranueshme, me refuzimin për të marrë shërbimin që meritojnë e kërkesa për ryshfete”.

Sipas Ramës, kjo ndodh kur qeverisja bëhet nëpërmjet disa partive dhe jo nga një e vetme:

“Sëmundje e vjetër kjo që i ka rrënjët te partitë politike, bashkimi i interesave të partive nga brenda, për të kapur shtetin”.

“Partitë e vogla janë garante të tepsisë”, artikuloi më tej kryeministri.

Ai sulmoi edhe ministritë e LSI-së: atë të Transporteve dhe Bujqësisë.

“Kush nuk i bëri ujësjellsat? Këta që duan votën tani”, tha Rama, duke shigjetuar edhe “subvencionet e munguara në Bujqësi“.

Ai u ndal edhe te “timoni”: Kur unë them na ndihmoni, ju lutem të gjithëve edhe demokrateve, që timonin e reformave ta mbajmë ne… Jo për më shumë pushtet për vete, por të bëjmë më shumë për ju.

Kryeministri apeloi para simpatizantëve socialistë që “nëse doni ti jepni fund dhe pas katër vjetësh të kemi një shërbim dinjitoz e të ndahemi nga historia e tmerrshme e ryshfeteve jepjani votën PS-së”.

Rama sulmoi edhe PD, dhe kryetarin e saj Basha: “E ka katandisur partinë në gjysma gjel që këndon kur hapet televizori. Kur del para kamerave është bilbil, premton gjithçka. Po ti thonë premto që: ‘Republika e Re’ do mundësojë për takuar të ndjerët e familjeve me ditë të diel do thotë ‘jepjani votën se të gjallët takohen me të vdekurit’”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania