Kryebashkiaku i Vlorës Leli, i refuzon sheshin LSI-së për miting/ Dokumenti

Aktualitet Te tjera

Keqpërdorimi i aseteve publike për qëllime elektorale është një vepër e dënueshme deri ne largimin nga posti publik. Por për kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli kjo nuk vlen.

Ose të paktën kështu beson ai. Po për çfarë bëhet fjalë? Subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë një kërkesë zyrtare Bashkisë së Vlorës për përdorimin e sheshit përpara stadiumit ‘Flamurtari’ për një tubim elektoral në bazë të të gjitha rregullave që parashikon ligji elektoral. Por përgjigja zyrtare e mbërritur në adresë së të lisë dhe që mban firmën e kryebashkiakut të Vlorës është në kufijtë e çmendurisë.

Shkresa thotë se “ Në bazë të kërkesës tuaj, ju bëjmë me dije se Bashkia e Vlorës i ka dhënë leje një subjekti tjetër (nuk përcaktohet) për përdorimin e sheshit nga datat 01.05.2017 deri në 30.06.2017 për sheshin para Pallatit të Sportit ‘Flamurtari’ në Vlorë për qëllime elektorale. Ju sugjerojmë të bëni kërkesë për ndonjë ambjent tjetër (sheshi Pavaraësia..etj)”.

Pra Bashkia e Vlorës me pak fjalë ia ka lënë si peshqesh një hapësirë publike, vetëm një partie për 30 ditë për qëllime elektorale, dhe për këtë nuk e ka për turp as ta pranojë me shkrim.

Në këtë pikë do të duhej që Task-Forca qeveritare e kryesuar nga Zv/kryeministrja Lediana Mandia të ndërmerte masat ligjore në adresë të kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli ashtu siç me të drejtë është urdhëruar edhe nga eprori i saj Edi Rama në nisje të fushatës elektorale, përpara krijimit të qeverisë teknike. /SYRI.net/

Image

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments