Aktualitet

Qeveria Hungareze: Zgjedhjet në Shqipëri duhet të zhvillohen pas disa muajsh. Nuk ka kushte për më 18 Qershor

Kryetar i komisionit për çështjet e jashtme në parlamentin e Hungarisë, Zsolt Nemeth është shprehur se pa zgjedhje të lira e demokratike, Shqipëria mund të rrëshqasë në kaos.

Ekonomia e zezë e bazuar në prodhimin e drogës e drogës është fryrë vitet e fundit dhe të ardhurat nga droga mund të përbëjë një pengesë të madhe për mbajtjen e zgjedhjeve të lira në Shqipëri, është shprehur Nemeth për median hungareze “MTI”, pasi të enjten ishte prezent në çadrën e protestës së opozitës në Tiranë, ku mbajti edhe një fjalim.

Nemeth tha se kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike nuk janë në rregull edhe dhe do të ishte vendim i duhur mbajta e zgjedhjeve në muajt e ardhshëm.

“Qeveria e Shqipërisë është ngulitur në rrjetet liberale dhe mbështetet nga George Soros dhe nuk është e gatshme të pajtohet me kërkesat e PD-së”, tha deputet hungarez, i cili shtoi se, në mungesë të një marrëveshje, Shqipëria ka gjasa të destabilizohet më tej në një mënyrë të ngjashme si Maqedonia.

Interesat e Bashkimi Europian në Rajon duket se janë venitur kohët e fundit, por “Interesi i George Soros është jashtëzakonisht intensiv”, tha anëtari i partisë së Victor Orban, kryeministrit hungarez.

/Syri.net/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania