78 kg kanabis në furgon/ Në pranga 30-vjeçari nga Fieri

Aktualitet

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Marinza”, duke sekuestruar rreth 78 kg drogë dhe vënë në pranga një 30-vjeçar. Sipas të dhënave zyrtare në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative në dalje të qytetit të Roskovecit, në orën 04:00, mbi bazën e informacionit të marrë, u ndalua mjeti Furgon i tipit “Fiat”, me targa AF 670 RB.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet në pjesën e pasme u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi materiali bimor i dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva e ndarë në 73 pako të mbështjella me natriban me peshë rreth 78 kg. Nga veprimet e para hetimore rezulton se lënda e dyshuar narkotike ishte e presuar në pako dhe e mbështjellë posaçërisht me qëllim për t’u trafikuar më pas jashtë vendit me destinacion Italinë.

Po kështu janë kryer verifikime edhe për automjetin Furgon të markës “Fiat” me targa AF 670 RB, ku nga verifikimet paraprake dyshohet se është i trafikuar në Shqipëri. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi:

-Fabian Tomorri, 30 vjeç, banues në fshatin Velmish, Roskovec. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 78 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, automjeti tip Fiat dhe 3 aparate telefoni celularë. Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?