SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Dule paralajmëron Ramën/Nuk ia ke idenë fundit që do të kesh po vijove kështu

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule ka shigjetuar sërisht shefin e qeverisë për qëndrimin që po mban me zgjidhjen e krizës politike. Në një postim në Tëitter, Vangjeli e konsideron një narciz ndërsa shkruan: “Vendi në krizë, Rama në narcizmin e vet! Por si të gjitha edhe mitin e Narcisus e di përgjysëm”.

Por Dule nuk ndalet me kaq ndërsa paralajmëron Edi Ramën se qëndrimi i tij prej narcizi ka edhe pasoja ndërsa e përmbyll reagimin e tij duke shkruar: “Mëse e sigurtë që nuk ia ka idenë fundit”.

Por kujt i referohet Dule si fund? Në mitologjinë e Narcisius, thuhet se ai ishte djali i Zotit të lumenjve  Kepius dhe i nimfës Liriope. Ai ishte krenar, se ai i injoronte ata që e donin. Nemesis e vuri re këtë sjellje dhe e joshi Narcisiunsin në një pellg, ku ai pa imazhin e tij në ujë dhe ra në dashuri me veten, duke mos e kuptuar se ishte thjeshtë një imazh. I paaftë për tu ndarë nga bukuria e imazhit të tij që reflektohej në ujë, Narcisiun humbi dëshirën për të jetuar. Ai vijoi të këqyrte refletimin e imazhit të tij në ujë deri sa vdiq.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?