Meta niset për në Londër kurse PDIU braktis parlamentin dhe nuk voton ministrat.
Kriza politike në vend po arrin kulmin dhe retorika nga dy kampet, sa vjen dhe po ashpërsohet. Ilir Meta që deri në këtë moment është konsideruar si një “zgjidhje” e këtij ngërçi, ende nuk po vendos se si do të veprojë në situatën kur opozita kërkon qeveri teknike dhe Rama kërcënon se do të hyjë edhe fare i vetëm në zgjedhje.
Pikërisht në këtë situatë, kryetari i LSI-së dhe njëherësh kreu i Kuvendit Ilir Meta, do të jetë ditën e nesërme në Londër, Angli, ku do të zhvillojë një takim me komunitetin shqiptar që jeton atje.
Nga ana tjeter grupi parlamentar i PDIU ka paralajmeruar se nuk do ti votoje ministrat e rinj per arsye se PS nuk ka mbajt premtimet per marrveshjet qe kane bere per tu perfaqesuar ne qeveri.