Pasi prokuroria kerkoi heqjen e mandatit per kryebashkiakun e Poliçanit Adriatik Zotkaj, ky i fundit ka reagur ne nje status te tijin ne rrjetet sociale.
Ja se çfare shkruan, Zotkaj!
Te nderuar bashkeqytetar ,
jam zgjedhur kryetar I bashkise se ketij qyteti per kater mandate rresht; populli ka votuar lirisht, madje kur ne pushtet nuk ka qene Partia ime, partia socialiste por partia demokratike, sali berisha .
Qytetaret me kane zgjedhur per punen, sherbimin tim ndaj tyre. E kane patur te thjeshte te ishin me pushtetin, pra me qeverine, por, me zgjodhen mua dhe une, me shpirt e pasion, pune te perditshme kam bere gjithcka per te ndryshuar jeten e jetesen e tyre me ndihmen e Edi Rames .
Nisur nga ky fakt, deklaroj publikisht dhe mbaj pergjegjesi per kete, une nuk kam lidhje e as kam konsumuar kurre, vepra penale, krime nga ata qe listohen ne ligjin e Dekriminalizimit. Po e perseris, asnje krim e asnje lidhje me ndonje krim. Pikerisht se eshte keshtu, por edhe per faktin se Prokuroria ka thuajse nje vit qe kerkon ne gjithe boten per mua e nuk gjen asnje fakt, qofte edhe minimal, e konsideroj qesharake kerkesen e prokurorit televiziv, jo ligjor, per te me nderprere mandatin per nje gjobe 200 lekeshe, me te cilen jam denuar si I mitur nen diktature. Dua te sqaroj se kete denim e kam deklaruar vete ne Kqz ashtu si dhe 19 deputet te tjere, si Sali berisha, Ristani , Ndoka etj ,pa ma kerkuar ky institucion apo dhe vete prokuroria. Dokumentat jane ligjore dhe jane ne Kqz, kerkund tjeter. Cdo perpjekje tjeter, nxitur nga prokuroria politike e Shqiperise, duke perdorur kriminele ordinere, eshte krim me vete, ska lidhje fare me mua, por vetem per qellime elektorale .
Une jam njohur nga media me kete perpjekje te re, te ulet e kriminale ,nuk fshihem dhe do perballem publikisht e ligjerisht me kete krim po aq ordiner sa ordiner eshte I akuzuari I prokurorise qe eshte blere ne kete perpjekje kriminale.
Tashmè jam mesuar ,qè nè çdo fushatè elektorale tmè bèjnè kriminel ,mè pas çdo gjè harrohet sikur ska ndodh kurrè .!
Per tè gjithè ata qe mundohen tè baltosin figuren time ju them se ;
Pergjigjen mè tè mirè do ta merrni ne 18 Qershor me fitoren e Ps dhe Edi Ramen .
Adriatik Zotkaj