Kuvendi voton sot shkarkimin e Enkeleda Shehi. A do ti bashkojë votat LSI me PS-në?

Aktualitet

Projektvendimi  për shkarkimin e anëtarit të Bordit dhe Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka ardhur pas miratimit nga Komisioni i Ekonomisë vetëm me votat e socialistëve, pasi deputetët e LSI-së votuan kundër.

Dy deputet e LSI, Gjovalin Kadeli dhe Gledion Rehovica votuan kundër sepse sipas tyre, nuk ka material mjaftueshëm për të marrë vendimin e shkarkimit.

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare  i propozoi Kuvendit shkarkimin e drejtoreshës së AMF-së, zonjës  Shehi.

Në relacion bordi rendiste edhe një sërë provash ku pretendohet se  Shehi ka shkelur ligjn në vendimmarrjet e saj dhe emërimet në Departamente.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?