Nga Erald Kapri: Të ndalohen filmat e komunizmit në ekranet shqiptare

Aktualitet

Dëgjova me shumë interes në media mbi propozimin e shkrimtarit dhe kreut të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, z Agron Tufa për ndalimin në ekranet shqiptare të filmave të komunizmit.
E mbështes fort këtë ide dhe besoj se shfaqja e tyre pa asnjë kriter në media është një dëm publik, një propagandë që shpesh paraqet regjimin komunist si “si jo dhe aq të keq”.
Si anëtar i Këshillit të Ankesave në AMA do nis hapat institucionale për një vendimarrje për ndalimin e plotë të tyre, ose të shfaqes në një orar të caktuar dhe në mënyrë të paralajmëruar. Fëmijët dhe të rinjtë nuk duhet të shohin filma mediokër që promovojnë “njeriun e ri”.
Në asnjë vend të Europës Lindore e aq më tepër në Gjermani apo në Itali nuk shfaqen filma apo dokumentarë të ish diktaturave. Kjo duhet të zbatohet edhe në Shqipëri. Personalisht, si studiues i periudhës së luftës dhe instalimit të diktaturës, kam ndjekur me interes çdo film apo dokumentar të diktaturës komuniste në Shqipëri dhe pothuaj të gjitha i gjen sot në youtube. Ndokush që ka interes i gjen onlinë, por dhënia e tyre në ekrane nuk është aspak legjitime.
Shpresoj të gjej mbështetje në këtë iniciative, nga vetë mediat të cilat ndoshta nuk kanë interes pasi mbushin orarin me këto filma që i blejnë për disa qindarka, nga gazetarët, studiuesit, shoqatat e ish të përdjekurve dhe shoqërisë shqiptare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?