‘Qytetari dixhital’ i ka dërguar Berishës disa foto nga këto ndërtime, ku thotë se janë ndërtuar nga Elvis Roshi dhe Gentjan Daja duke u grabitur tokat banorëve të fshatit.
“Elvis, Edvin, Denar Rroshin dhe Gentjan Dajën, kreun e PS-së Kavajë, të cilët me mbështetje të Ramës grabisin toka dhe bëjnë kërdinë në Plazhin e Qerretit”, shkruan Berisha, teksa më poshtë është publikuar edhe mesazhi i plotë.
“Pershendetje zoti Sali Berisha. Une jam banor i qytetit të Kavajes dhe desha te denoncoj te ju një vjedhje të banoreve të fshatit Qerret.
Elvis Rroshi dhe Gentjan Daja ndërtojnë pallate në plazh të Qerretit, po i vidhen hapësirat. Po ju dërgoj disa pamje që i kam bërë me datë 20 shkurt. Se bashku me qeverinë Rama po rrëmbejnë tokat tona, qe sa gjejnë një hapësirë po ngrejë pallate duke rrënua turizmin e Kavajës”, ka shkruar qytetari në adresë të Berishës.